• Latest
  • Trending
  • All

Boris Johnson në kurs konfrontimi me BE-në, refuzon t’i japë statusin e diplomatit ambasadorit të Brukselit

25/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Boris Johnson në kurs konfrontimi me BE-në, refuzon t’i japë statusin e diplomatit ambasadorit të Brukselit

25/01/2021
in Aktualitet

Në një kohë që në Britaninë e Madhe shtohen raportimet për koston e Brexitit, Boris Johnson, refuzon t’i japë ambasadorit të BE në Londër statusin e diplomatit. Ministrat e Jashtëm të BE e trajtojnë të hënën këtë çështje.

Që nga maji i vitit të kaluar zien kjo temë, të hënën (25.01) në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet për të konkretisht. Në vend që të ndërtojë marrëdhëniet miqësore me BE, aq e përfolur kjo pas përfundimit të Brexitit, Boris Johnson ndez një grindje diplomatike me qëndrimin e tij. Ai i refuzon misionit të BE në Londër statusin diplomatik, status që i takon sipas marrëveshjes së Vjenës. Nga Brukseli vijnë reagime të zemëruara.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Trump si shembull?

Megjithëse kryeministri britanik me retorikë të zgjedhur e pranoi fundin e epokës Trump dhe e përshëndeti ndërrimin e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, krijohet përshtypja, se ai ende orientohet tek ai. Trump në vitin 2019, ishte i vetmi kryetar shteti në botë, i cili I mohoi misionit të BE statusin e një ambasade, por muaj më vonë ndryshoi qëndrim, për shkak të reagimeve të ashpra.

Londra mbetet kokëforte: Megjithë reagimet e forta nga Brukseli, qeveria britanike i jep BE-së vetëm statusin e një organizate ndërkombëtare duke e kategorizuar kështu më poshtë se një shtet nga ana diplomatike. Ministria e Jashtme në Londër deklaroi, se diplomati i BE, Jao Vale de Almeida, do të gëzojë “privilegje shumë të njëjta” me atë të një diplomati të vërtetë. “BE e sheh veten si shtet, ne e shohim atë si një organizatë ndërkombëtare”, u tha. Shpallje lufte diplomatike.

142 vende në botë e shohin këtë ndryshe, mes tyre edhe SHBA, u shpreh zëdhënësi i Komisionit të BE në Bruksel, Peter Stano. „Statusi i BE në marrëdhëniet e jashtme dhe me të edhe statusi diplomatik pasues (…) njihet në të gjithë botën dhe ne presim, që Britania e Madhe të trajtojë pa vonesë delegacionin e BE-së si duhet.” Diplomatët e BE shtojnë, se kjo nuk është një lëvizje e zgjuar shahu nga ana e britanikëve, për ta formuluar butë. Do të ketë një reagim përkatës të BE, dhe kjo grindje është një provokim i panevojshëm dhe akt jomiqësor.

Edhe kryenegociatori i BE, Michel Barnier, që tani është konsulent i posaçëm i BE për marrëdhëniet me Britaninë e Madhe shprehet qartë. „Ne do të shohim, se cili do të jetë vendimi përfundimtar i britanikëve në këtë pike, por ata duhet të jenë të kujdesshëm.”

Madje as konservatorët në Londër nuk e mbështesin qeverinë në këtë qëndrim. Presidenti i ri, Joe Biden „premton të forcojë aleancat, dhe ne i jepemi një grindjeje të pakuptimtë, që nuk e përforcon aspak bashkëpunimin në tregti dhe çështjet e sigurisë, thotë politikani konservator për çështjet e mbrojtjes,Tobias Ellwood.

Pse ky provokim?

Pas grindjes qëndron edhe njëherë përpjekja për ta ndarë BE-në e për ta sunduar atë. Londra kërkon që në negociatat pasuese të Brexitit të mos flasë më me përfaqësues të BE-së, por të mbyllë marrëveshje unilaterale me vende të veçanta. Nga ana e saj BE do që të ruajë unitetin dhe të dalë e bashkuar përballë Britanisë së Madhe. Në këtë pikë ka shumë punë për të bërë. Në fillim bëhet fjalë për negociatat vjetore për kuotat e peshkimit të britanikëve, ku ata kanë pjesën e tyre në kuadër të marrëveshjeve të negociuara me Norvegjinë dhe Islandën. Që në këto negociata britanikët do ta kuptojnë, se sa pak të drejta kanë si vend i tretë. Pas kësaj pasojnë një sërë temash të tjera, në të cilat britanikët janë në qëndrim lutës. Eksporti i peshkut britanik për shembull në BE duhet të lehtësohet, në mënyrë që t’ia vlejë peshkimi për peshkatarët skocezë.

Cila është politika gjeostrategjike?

“Administrata e Bidenit kërkon marrëdhënie më të mira me BE dhe Britaninë e Madhe, paralelisht, e do që në interesat e përbashkëta të dyja palët të ecin në një linjë”, pra një lloj trilateralizmi mes SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe”, shkruan Thomas Wright nga Instituti Brookings në Uashington. Ky do të ishte një „deal” i mirë për britanikët, por me grindjen aktuale për statusin e ambasadës, kjo strategji nuk funksionon. Britania e Madhë dëmton kështu imazhin e saj tek administrata e Bidenit.

Në Britaninë e Madhe politikanët konservatorë si ministri i dikurshëm për Europën, David Lidington, flet për një shembull të keq për regjimet autoritare, që i urrejnë ambasadorët e BE, sepse ata angazhohen për të drejtat e njeriut. Kurse eurodeputeti, Charles Tannock shkruan se „ky gjest do të largojë më shumë miqtë dhe aleatët e Britanisë së Madhe dhe nuk do të dëmtojë projektin e BE dhe statusin e saj global, por vetëm marrëdhëniet e Britanisë së Madhe. David Henig nga projekti “UK Trade Policy Project” shkruan: „Ky nuk është një startim i mirë për vitin tonë si të ashtuquajtur diplomatë globalë dhe mikpritës të samitit të G7-s dhe Cop 27. Përveç kësaj BE është fqinj, me të cilin ne duhet të bëjmë tregti dhe kemi nevojë për marrëveshje të tjera.”/DW

Previous Post

Përgjimet e ndragetistëve, rrënimi i Rilindjes dhe shkëlqimi në sondazhet e televizioneve

Next Post

SHBA; Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit Trump në Senat

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

SHBA; Dhoma e Përfaqësuesve dorëzon akuzën ndaj ish-presidentit Trump në Senat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.