• Latest
  • Trending
  • All

Përgjimet e Ndraghetas që përfshijnë Bashkinë Tiranë e shëndetësinë – Çfarë dimë deri më tani?

25/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përgjimet e Ndraghetas që përfshijnë Bashkinë Tiranë e shëndetësinë – Çfarë dimë deri më tani?

25/01/2021
in Aktualitet

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dosja e plotë e përgjimeve është mbi 1000 faqe dhe pritet që në ditët në vijim të publikohen pjesë të tjera të saj.

Exit News sjell më poshtë një përmbledhje të plotë të atyre që dihen deri më tani.

Arrestimi

Në 18 janar, antimafia italiane arrestoi 50 anëtarë të grupit Italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, në një operacion të nisur prej vitesh.

Mes të arrestuarve janë:

  • Kryetari i bashkisë së Rosarno në Kalabri, Giuseppe Idà,
  • Një këshilltar komunal i së njëjtës komunë, Domenico Scriva,
  • Sipërmarrësi kalabrez Antonio Gallo i njohur me nofkën ‘Princi’,
  • Ish-nëntenenti i Guadia di Finanzas Ercole D’Alesandro,
  • Sipërmarrësit Tomaso e Saverio Brutto që po përpiqeshin të hynin dhe në tregun shqiptar. Po ashtu, Tomaso Brutto është dhe këshilltar në komunën e Cattanzaros, ndërsa Saverio Brutto këshilltar në komunë Simeri Crichi në provincën e Katanzaros.

Po ashtu u arrestuan dhe shtatë shqiptarë, roli i të cilëve nuk dihet ende:

  • Edmond Baci, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro;
  • Henrik Baci, lindur në Shqipëri, banues në Shqipëri;
  • Odeta Hasaj, lindur në Shqipëri;
  • Bilar Hoxha, lindur në Shqipëri, banues në Shqipëri;
  • Alban Keta, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro;
  • Bledar Koçi, lindur në Tiranë, banues në Tiranë;
  • Memlin Voci, lindur në Shqipëri, banues në Catanzaro.

Përgjimet

Sipas përgjimeve të të arrestuarve, sipërmarrësit italianë të arrestuar kanë hapur biznese dhe në Shqipëri, veçanërisht në ndërtim dhe shëndetësi. Për këtë arsye, përfaqësuesit e mafies kanë përdorur si ndërmjetës politikanë italian, të cilët janë të lidhur me politikanët dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri.

Në përgjime ka biseda për takime me zyrtarë të Bashkisë Tiranë apo ministra, të cilat në këmbim të rryshfetit do të jepnin tendera dhe leje ndërtimi për italianët.

Sipas OraNews, e cila ka zbardhur një pjesë të përgjimeve, sipërmarrësit Antonio Gallo dhe Antionio Speziali flasin me avokatin Claudio Larussa, përfaqësues i politikanëve Tomaso e Saverio Brutto për tu lidhur me zyrtarë pranë kryebashkiakut Veliaj.

Qëllimi ishte marrja e lejeve të ndërtimit në qendër të qytetit, në zonën pranë Pallatit të Kulturës, ku çmimet e shitjes janë të larta.

Në bisedë përmendet dhe marrja e tenderave në shëndetësi, për të furnizuar spitale me mjete spitalore.

Përgjimet e mëposhtme janë të datës 28.10.2017.

Në kokën e faqes numër 618 shkruhet:  “Gallo (Antonio) i shpjegon Spezialit, Larussa, e Brutti, mënyrën e veprimit në Shqipëri, për të marrë tendera në sektorin publik duke aluduar qartë ryshfetet.

Gallo: Ai është shqiptar është president i këtij grupi atje në Shqipëri.

Speziali: Dhe në spitale mund të punohet

Gallo: Nuk e di por ai është President i Sol në Shqipëri, të gjithtë spitalet, është pranë Kryeministrit, pranë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, është një njeri i rëndësishëm..

Speziali: Ka shkuar Claudio (Larussa) atje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës..

Gallo: Po ka shkuar.

Speziali: Më thuaj, në Shqipëri, unë vërtet i kam impiantet por jam pak skeptik t’i çoj. Nëse i marrim e t’i çoj është mirë për mua, por jo që të ma hedhin. Duhet dërguar personi i duhur.

(Flasin për një person me emrin Nik, shtetas shqiptar.)

Gallo: Kam folur me këtë mikun tim Nik, që më ka thënë se tipi që mori tri licenca për të ndërtuar në Tiranë… ka tri licenca në duar e për 180 milionë që duan, për të bërë ka 10 milionë.

Speziali: Realisht

Gallo: Kërkojnë financues më tha. Gjejnë një sipërmarrës që është mirë dhe banka e financon. Mund të bëhen para pasi shiten 4 milionë 5 milionë për metër, gjysma e Tiranës.

Speziali: Apartamentet?

Gallo: Apartamentet. Ky ka në duar tri licenca gradaçelash, ky konstruktori.

Speziali: 4000 euro jo… 2700-2800 euro.

Brutto: Për atë Perëndi….në qendër të Tiranës?

Gallo:  Në gradaçelat e reja shiten 3800-4000 euro për metër katrorë. Kosto e di sa është kosto e vërtet? 510 euro.

Speziali: Po nëse e bën diçka luksoze..

Brutto: A a mund të flasim me këtë Nikun?

Gallo: Nëse je në Romë më 9 nëntor vjen. Është Presidenti i Grupit Sol në Shqipëri, i oksigjenit, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha ka lidhje. E ma tha qartë se tenderat duan 20% -shin më tha. Por mund ta paguajnë ata (i referohet Nik).

Cili është Niku – kontakti në Shqipëri?

Sipas MCN TV, ‘Niku’ që përmendet në përgjimet e të arrestuarve në Itali është Besnik Halili.

Ai njihet si person i afërt me kryebashkiakun Veliaj, por dhe me ministra të tjerë socialist.

Besnik Halili është pronari i vetëm i shoqërisë NCI shpk, si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk, ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjime.

Besnik Halili është bashkëshorti i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, në vitet 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror.

Tenderat e fituar nga kompania GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk

Sipas të dhënave të Open Data Albania, kompania GTS ka fituar 80 tendera në fushën e shëndetësisë, me vlerë totale 7.5 milionë euro, pa TVSH.

Bie në sy fakti se GTS ka fituar të gjithë tenderat ku ka aplikuar. Të gjithë tenderat janë fituar me ofertë të njëjtë sa fondi limit i vënë në dispozicion nga institucionet.

Platforma Open Data Albania kishte ngritur disa herë alarmin se tenderat e fiuar nga GTS shpk ishin bërë në mungesë të konkurrencës, pra me vetëm GTS-në pjesëmarrëse në tender. exit.al

Previous Post

Kremlini: Putin i gatshëm për dialog me Biden

Next Post

Përgjimet e ndragetistëve, rrënimi i Rilindjes dhe shkëlqimi në sondazhet e televizioneve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Përgjimet e ndragetistëve, rrënimi i Rilindjes dhe shkëlqimi në sondazhet e televizioneve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.