• Latest
  • Trending
  • All

Mbi censurën, lirinë e shprehjes dhe “qeverisjen me Twitter” – Nga Taulant Dedja

10/01/2021

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 14 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mbi censurën, lirinë e shprehjes dhe “qeverisjen me Twitter” – Nga Taulant Dedja

10/01/2021
in Aktualitet

Debati i ditës në rrjetet sociale po zhvillohet mbi të ashtuquajturën censurë apo kufizim të lirisë së shprehjes nga këto të fundit, ndërkohë që në mediat tradicionale, botërore apo shqiptare, vazhdojnë të shprehen opinione pro dhe kundër çështjeve nga më të ndryshmet në botë, që nga sulmi i përkrahësve të Donald Trump mbi Capitol Hill dhe përjashtimi i tij nga rrjeti social Twitter, rreziku komunist në USA, Pandemia Covid-19 e vaksinat kundër saj, teoritë konspiracioniste gjithfarësh apo ku di unë çfarë tjetër.

Liria e shprehjes dhe censura janë sot të rregulluara me ligj në botën demokratike. Këtyre rregullave u nënshtrohen të gjitha mediat pa përjashtim, sikurse dhe gjithë qytetarët apo njerëzit publikë, ku hyjnë dhe politikanët. Deri më sot, nuk është provuar ndonjë sistem politik më i mirë se sa ky që kemi njohur në botën përëndimore, ku zgjedhjet zhvillohen një herë në 4 vjet, ku mazhorancat alternohen, ku pushtetet klasike (legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori) janë sa të ndara aq edhe të balancuara.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ky reflektim nuk ka për qëllim t’i mbajë anën askujt në debatin e sotëm mbi lirinë e shprehjes dhe censurën e rrjeteve sociale (ndërmarrje private që qëllim kryesor përveç fitimit kanë dhe komunikimin, besoj unë normal mes njerëzve). Ky reflektim i referohet marrëdhënies pushtet-media tradicionale në radhë të parë referuar në 3 modele të 4 viteve të fundit. Në kontekstin e këtij reflektimi, media tradicionale unë konsideroj ato që objekt kryesor kanë informimin e publikut.

Për arsye të eksperiencës time jetësore dhe interesave të mia aktuale në radhë të parë si shtetas shqiptar dhe kanadez, tre janë hapësirat që më tërheqin më shumë vëmendjen. Politika dhe veprimtaria e pushtetit në Kanada. Politika dhe veprimtaria e pushtetit në Shqipëri dhe për shkak të lidhjes, ndërveprimit apo ndikimit të drejpërdrejtë apo indirekt mbi dy të parat edhe politika dhe veprimtaria e pushtetit në SHBA.

Në një anë, kam parasysh këtu modelin e marrëdhënies me mediat të tre politikanëve kanadezë që unë ndjek më tepër, Justin Trudeau (kryeministër i Kanadasë), Doug Ford (kryeministër i Ontarios) dhe François Legault (kryeministër i Québec). Në anën tjetër kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe presidentin ende në detyrë të SHBA, Donald Trump.

Tre të parët i përdorin sigurisht rrjetet sociale, sepse komunikimi i politikës përmes rrjeteve sociale tani është kthyer në diçka fare normale. Sidoqoftë, komunikimi i tyre me publikun për çdo gjë që lidhet me qeverisjen vazhdon të bëhet përmes formave klasike dhe të mirëprovuara, komunikatave për media, konferencave të shtypit apo përcjelljes dhe mesazheve përmes zedhenësave dhe zyrave të shtypit. Ajo që tërheq vëmendjen në Kanada është gjithashtu etika e komunikimit dhe vetpërmbajtja e politikanëve, jo vetëm në marrëdhënie më njeri-tjetrin por mbi të gjitha në raport me mediat dhe gazetarët. Këtu, sa herë ka tepri menjëherë pason ndjesa publike dhe as që behet fjalë për sjellje arrogante të politikanëve. Arroganca e politikanit, të paktën në komunikim është krejt e huaj për shoqërine kanadeze.

Dy modelet e tjera, që i marr për krahasim sigurisht janë shumë larg njeri-tjetrit dhe mbase nuk mund të krahasohen fare (por siç thashë janë në fokusin e vëmendjes time) kanë shfaqur një tendencë tjetër gjatë këtyre 4 viteve, atë që rëndom kemi dëgjuar të cilësohet si “qeverisje me Twitter” apo “qeverisje me Facebook”.

Me modelin shqiptar nuk po zgjatem sepse servilizmi i mediave dhe nënshtrimi ndaj pushtetit i tyre, me pak përjashtime, është ndofta sëmundja më e rëndë e shoqërisë shqiptare pas korrupsionit në përmasa të llahtarshme. Nuk po merrem as me arrogancën e pashoqe dhe komunikimin e njohur denigrues të kryeministrit me gazetarët në dhjetra e qindra raste. Gjithsesi për këtë pjesë faji nuk është i gazetarëve por lidhet me moralin e dyshimtë të pjesës më të madhe të botuesve apo pronarëve të mediave.

Le të ndalemi te modeli i tretë, i përfaqësuar nga presidenti në detyrë i SHBA, i cili se fundi u përjashtua nga disa rrjete sociale, për arsye të shpjeguara tashmë nga vetë këto rrjete.

Le të pranojmë për një moment që e Majta Amerikane (nuk e di sa mund të krahasohet ajo me të majtat klasike) apo Demokratët janë shkak që mund ta bëjnë të shkasë Amerikën drejt komunizmit (unë personalisht nuk besoj tek kjo hipotezë). Le të mendojmë për një çast që CNN apo rrjete të tjera mediatike bëjnë politikën e e miliarderit Soros, që sipas disave ka marrë përsipër të denatyrojë shoqërinë njerëzore. Le të pranojmë gjithashtu (dhe kjo më duket më e besueshme) që mediat në SHBA janë të ndara, disa anojnë nga Demokratët, disa anojnë nga Republikanët.

Pyetja që shtrohet në këtë reflektim është kjo: a ka sot ndonjë media tradicionale amerikane, gazetë apo televizion që e ka censuruar apo deformuar opinionin apo deklaratat e presidentit në detyrë të SHBA? Pse ai ka preferuar më shumë komunikimin dhe “qeverisjen me Twitter” në vend të komunikimit tradicional më mediat dhe kur fare mire mund t’i shprehë opinionet apo bëjë deklaratat edhe përmes tyre?

Sot dëgjova që ai ka rënë në heshtje. A do ta refuzonte sot ndonjë media tradicionale ta transmetonte një konferencë shtypi të tij nëse do vendoste ta bënte? A do ta censuronte ndonjë gazetë opinionin e tij të shprehur në konferencë shtypi përballë gazetarëve? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë vertet liria e shprehjes do të ishte në rrezik, gjë që nuk ka shanse të ndodhë kurrë në SHBA. Unë besoj që më mirë se kushdo këtë e di dhe e kupton vetë Donald Trump. Arsyet pse ai ka “qeverisur” me Twitter sigurisht mund të jenë të shumta dhe është ai që e ka bërë zgjedhjen, por nuk janë ato objekt i këtij reflektimi.

Sigurisht komunikimi i drejtpërdrejtë me median kërkon shumë vetëkontroll, siguri, kulturë komunikimi, përgatitje për të patur njohuritë e duhura mbi problemin që do flitet, vëmendje, durim, etikë por edhe kulturë të përgjithëshme. Sipas meje, forma më e përshtatshme e komunikimit me publikun në kushtet e një pushteti demokratik (megjithë difektet e tij) mbeten mediat tradicionale. Në këtë aspekt personalisht nuk kam parë këto vite cënim apo censurë të lirisë së shprehjes ndaj politikanëve nga mediat tradicionale as në Kanada, as në SHBA, madje as në Shqipëri. Mendimet e opinionistëve pro apo kundër njerit apo tjetrit, në mediat tradicionale, qoftë të ashtuquajtura të majta apo të djathta, janë krejt gjë tjetër. Çdo qen leh për të zotin në fund të fundit. Dhe madje kjo “lehje” është shprehje lirie dhe jo censure. Ndalohet me ligj vetëm “kafshimi” që mund të nxisë urrejtje apo dhunë…

Previous Post

Stuhia e dëborës “Filomena” i drejtohet Ballkanit, a do preki Shqipërinë?

Next Post

Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.