Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të prekurve nga koronavirusi e ka kaluarshifrën 84 milionë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë më shumëraste se çdo vend tjetër me më shumë se 20 milion infeksione, afërsisht një e katërta e rasteve në botë. India ka shifrën e dytë më të lartë, me më shumë se 10 milion raste, pasuar nga Brazili me 7.7 milion.
Zyrtarët britanikë të shëndetësisë po riaktivizojnë spitalet e urgjencës që u ndërtuan nëfillim të pandemisë ndërsa vendi përballet me përhapjen e një varianti më infektiv tëkoronavirusit.
Një zëdhënëse e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë tha se punonjësitshëndetësorë po përgatiten të rihapin spitalet Nightingale të Londrës nëse paraqitetnevoja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Spitalet e përkohshme Nightingale u ngritënnga ushtria në zona përreth qytetit dhe kanë qëndruar në gatishmëri pasi nuk u përdorën edhe aq shumë gjatë valës së parë të koronavirusit.
Të premten, Britania regjistroi 53,285 raste të reja me COVID-19. Kjo shifër është disi mëe ulët se rekordi i ditës së mëparshme prej 55,892 infeksionesh, por është dita e katërtme radhë që infeksionet e reja kanë kaluar shifrën 50,000. Ky është rreth dyfishi inumrit ditor krahasuar me vetëm disa javë më parë.
Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se rritja në raste të reja është rezultat i variantittë ri të koronavirusit, i cili është më ngjitës.
Identifikimi i tij ka çuar në bllokime të reja në Britani, si dhe kufizime globale përudhëtarët nga Britania.
New York Times njoftoi të premten se 33 vende kanë zbuluar tani variantin e ri tëkoronavirusit dhe më shumë se 40 vende kanë ndaluar udhëtarët që vijnë nga Britania.




















