Një vaksinë kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).
Sipas BBC, Qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza të vaksinës – miratimi i së cilës ndjek shpërndarjen e vaksinës Pfizer, e cila ishte e para që u miratua.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe shkencëtarja shqiptare në Oxford Detina Zalli.
“Lajme të mrekullueshme: Vaksina e Oxford – AstraZeneca u aprovua. Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna, kjo vaksinë kushton shumë her më pak, dhe do jetë një ndihmë e madhe për Shqipërinë dhe vendet e varfëra në botë!
Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna (të cilat perdorin mRNA për të nxitur një përgjigje imunitare) , kjo vaksina është krijuar duke përdorur një form të dobët të virusit që nuk shkakton dëm! Vaksina do jepet në 2 doza, pas të cilave efikasiteti arrin në deri 90%. Doza e dyte, do teëjepet 4-12 javë pas dozës së parë! Kjo vaksinë nuk kërkon të ruhet në temperaturë shumë të ulëta, por mund të rezistojnë frigorifer 1 muaj, prandaj do të jetë shumë e lehtë për t’u transportuar!”, shpjegon shkencëtarja shqiptare Detina Zalli.






















