• Latest
  • Trending
  • All

Kush po e kërkon kthimin e statujave të Parthenonit nga Londra në Athinë?

22/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kush po e kërkon kthimin e statujave të Parthenonit nga Londra në Athinë?

22/12/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Lord Elgin (1766 – 1841) ka qenë ambasador britanik në Stamboll, në të cilin vend ka shërbyer nga viti 1799 deri më 1803. Elgin ka qenë dashamirë i madh i artit dhe këtë temë e bisedonte shpesh me sulltan Selimin III. Otomanët nuk e kishin shkatërruar artin klasik grek, por as nuk tregonin kujdes në mirëmbajtjen e tij. Në vitin 1687 venedikasit e sulmuan Athinën. E gjuajtën me topa Parthenonin dhe pasi që aty otomanët e kishin magazinën e barotit, vendi eksplodoi dhe gjysma e skulpturave u shkatërruan kurse ndërtimi fenomenal i Pathenonit u dëmtua seriozisht. Ekzistonte mundësia që nga një sulm i ngjashëm të dëmtohej edhe më shumë Parthenoni. Dëmtimin mund ta shkaktonte edhe koha. Ky ishte një rrezik që u vërtetua se është i vërtetë kur u pavarësua Greqia me ç’rast grekët nuk treguan ndjenja e as dashuri për trashëgiminë e artit klasik dhe shumë artifakte ata ua shitën turistëve ‘për një cigare duhan’, siç thot populli. Sidoqoftë, një ditë Lord Elgin i kërkoi sulltanit leje qe t’i merrte statujat e Parthenonit që kishin mbetur dhe t’i dërgonte në Londër me arsyetim se atje do të ruheshin më mirë. Sulltanit i pëlqeu ideja dhe duke dashur t’i ruante mardhëniet e mira me britanikët, e miratoi kërkesën e lordit dhe lëshoi një ‘Irade’ të veçantë për këtë veprim. Dhe, kështu Lord Elgin i solli në Londër qindra statuja, qindra metra murale të gëdhendura dhe artifakte tjera, të cilat u vendosën në Muzeun Britanik, i cili është i pari në botë dhe më i pasuri. Palamenti britanik e shqyrtoi këtë gjë dhe nxorri ligj pasi që gjithçka ishte bërë në mënyrë ligjore. Që nga ajo kohë e deri sot konsiderohet se në Londër kanë ardhur qindra miliona turistë për t’i vizituar këto artifakte mbresëlënëse të kulturës së lashtë greke.Por, pas themelimit të shtetit grek, sidomos 50 viteve të fundit, qeveria greke ka kërkuar disa herë kthimin e statujave dhe artifakteve tjera. Muzeu Britanik dhe qeveria britanike e kanë refuzuar këtë kërkesë duke konkluduar se nuk ka asnjë arsye që ky art t’i kthehet Greqisë. Melina Merkuri (1920 – 1994), aktorja dhe këngëtarja e famshme greke, e cila ka qenë edhe ministre e kulturës në Greqi, ka qenë më e zëshmja. Kërkesat e saja për kthim të statujave kanë qenë edhe akuza kundër Britanisë. Këtu duhet theksuar se dihet që Melina Merkuri ka prejardhje shqiptare. Në qeverinë e tashme greke, të njejtën kërkesë me të njejtin ton, është duke e bërë ministrja e kulturës, e cila quhet Lina Mendoni. Emri i kësaj ministreje, sidomos mbiemri, sugjeron se kjo është e të njejtin ‘fis’ me Melina Merkurin. Megjithatë, përgjegjja e britanikëve është: JO. Në vitin 2017 grekët kanë bërë edhe një film për këtë temë me qëllim që të senzibilizohet opinioni botëror dhe të ndikohet te britanikët. Filmi quhet ‘The First Line’ dhe në të cilin luajnë së paku dy aktorë mjaft të njohur dhe është ndërtuar mbi ngjarje të imagjinuar. Tentohet që të tregohet një jokonsekuencë dhe parregullsi ligjore mes ‘Irades’ (vendimit të sulltanit) dhe ‘Mukhtabit’ (vendimit të vezirit të madh – kryeministrit otoman) për këtë çështje. Por, filmi në të gjitha aspektet është nën çdo nivel artistik dhe mbetet si tendencë e një propagande primitive dhe amatore. Në fakt, ata që e shohin këtë film mund të krijojnë mendim të kundërt me atë që mëton filmi. Pra, është një propagandë që grekëve iu kthehet bumerang. Filmi është aq i dobët sa që për te nuk ka as kritika (review) dhe është çudi se si ka hyrë në ‘Netflix’. Unë për vete, film të keq si ky i grekëve, e kam parë vetëm një të Arabisë Saudite që nuk më kujtohet as titulli i tij. Ndoshta grekët duhet t’i angazhojnë turqit për të bërë filma. Nuk ka asnjë bazë ligjore e asnjë arsye për kthimin e këtyre statujave në Greqi. Statujat duhet të mbesin aty ku janë, ku ruhen dhe ku vizitohen – në Londër.

Previous Post

Britania nën bllokadë pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit

Next Post

Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Dëshmia tronditëse e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin…

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Masakrimi i çiftit shqiptar në Itali/ Dëshmia tronditëse e fqinjit: Gruaja doli me disa qese që vinin erë e keqe dhe rridhnin…

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.