• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëria dhe Kosova e kanë rrëzuar murin artificial të ndarjes

20/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria dhe Kosova e kanë rrëzuar murin artificial të ndarjes

20/12/2020
in Aktualitet

Ndue Ukaj

Vizitat e politikanëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, ka kohë që s’u shërbejnë interesave të përgjithshme e as përmirësimit të jetës së shqiptarëve, por përdoren për të ndezur zjarrin e përçarjeve, rrjedhimisht, për të krijuar një mur të ri artificial ndërshqiptar, e ndonjëherë mjerisht edhe për pak like e përndezje militantësh partiakë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

A bëhet kjo qëllimshëm apo jo, mbetet për t’u studiuar, por pse ekziston një energji e tillë destruktive, kjo s’ do shumë mend për t’ u kuptuar dhe për këtë tashmë ka një sërë argumentesh të provuara. Përndryshe, askush me mendje të shëndoshë nuk mund ta shpjegojë prej ku buron kjo energji kundër njëri-tjetrit në këto kohë të rënda krizash globale, kur kërkohet përafrim dhe unitet përballë detyrave të mëdha që kemi përpara.

Sa herë ndodhin vizita të tilla, natyrisht gjinden   gazetarë, opinionistë, politikanë dhe kujdestarë të devotshëm të mediave sociale, që u duartrokasin ideve që transmetojnë politikanët e tillë, jo për shkak të bindjeve, por për shkak të mllefit që kanë ndaj X a Y dhe vizitat e tilla duan t’i përdorin për t’i qëruar hesapet e brendshme partiake e politike. Kjo është neveritëse dhe jo etike, dhe për mua, njëra nga anomalitë më të mëdha të politikës ndërshqiptare.

Vizitat e tilla në vend se të përktheheshin me terma konkretë të përafrimit dhe përparimit, përcillen me sasinë e dallimeve që kanë arritur të shpërfaqin udhëheqësit politikë.  Dhe kjo është çoroditje e llojit të veçantë, të cilën jemi duke e paguar shtrenjtë, duke mbetur kombi më i varfër dhe më i paintegruari në kontinent.

Çuditërisht sa herë ka vizita të nivelit të lartë ndërshqiptare, fokusi i opinionit publik orientohet te pesha e madhe e dallimeve dhe rrallëherë te nevojat e përbashkëta për t’u bashkuar dhe për t’ i kuruar veset e përbashkëta.

Duhet të jesh tepër mendjerob që të besosh se i kontribuon Kosovës ose Shqipërisë, duke ndërtuar mure të reja artificiale, ndërmjet dy shteteve me histori, gjuhë, kulturë dhe identitet të përbashkët.  Për më tepër, duhet të jesh krejtësisht i pasinqertë, hipokrit dhe të thuash se aspiron integrime euro-atlantike, me popuj e gjuhë krejt të panjohura, ndërkohë që nuk bën përpjekje minimale për të integruar një popull të ndarë në dy shtetet, por që ka histori, kulturë, gjuhë e identitet të përbashkët, e që ka luftuar dhe vuajtur gjatë për të qenë bashkë.

Udhëheqësit e mençur, janë ata që promovojnë kulturën e bashkimit, të solidaritetit e të vlerësimit dhe që flasin me afeksion dhe nderim për historinë e përbashkët, siç bënte Ibrahim Rugova.

Dhe Rugova duhet të shërbejë si shembull, që në Tiranë dhe në Prishtinë, të flitet me afeksion e nderim për histori të përbashkëta, për ngjarje që na lidhin dhe jo për rrëfime rrugësh që na ndajnë. Në Prishtinë e Tiranë duhet të flitet me respekt të lartë për dishepujt e kulturës së përbashkët shqiptare, nga ata më të vjetrit tek modernët, për sakrificën e madhe të shumë brezave që luftuan me pendë e pushkë për të fituar lirinë, për ata titanë të kulturës shqiptare që ndër shekuj nuk lanë dheun e Arbnit të bjerrë gjuhë e identitet.

Ndërkaq, kur flitet për politikë, në Tiranë e Prishtinë, duhet të flitet si të bëjmë tekste të bukura për fëmijët tanë, si të krijojmë shkolla që sjellin lumturi dhe jo shkatërrim, si t’i harmonizojmë politikat e çakorduara arsimore e kulturore, si t’i mësojmë breznitë e reja ta duan atdhuen, si të krijojmë mekanizma të përbashkët në fushat me interes jetik, siç janë ekonomia, diplomacia, siguria, kultura, arsimi, ashtu siç bëjnë të gjithë popujt normalë.

Për shembull: Që njëzet vite ne nuk kemi arritur t’i rregullojmë politikat e librit dhe ky është një turp që bie mbi secilin. Sepse ne kemi politikat më të këqija të librit në Europë e në fakt do të duhej t’i kishim shembullore.

Për të kuptuar si mund të bëhen punë të vlefshme të interesit të përbashkët, mjafton të marrim shembull vendet skandinave, që para se të integroheshin në BE, kanë integruat fushat themelore të jetës, duke themeluar mekanizma të përbashkët në shumë me interes.

Shqipëria dhe Kosova e kanë rrëzuar – atë që Ibrahim Rugova e quante mur artificial të ndarjes – dhe tani duhet të punojmë bashkarisht e në frymën e perspektivës së integrimeve perëndimore, si dy shtete shqiptare që duan të jetojnë të bashkuar në përkim me vlerat e demokracisë perëndimore. Kjo është rruga e vetme dhe domosdoshme për ne si oksigjeni.

Prandaj nuk është klishe të thuhet se Shqipëria dhe Kosova janë shumë më shumë se ç’përfaqësojnë udhëheqësit e tyre dhe zgjatimi i tyre në media e fusha tjera, që ndonjëherë për shkak të shpirtngushtësisë, më shumë dinë të tregojnë sa e urrejnë tjetrin se sa e duan atdheun.

Previous Post

Pas vaksinimit kundër Covid-19, infermieres i bie të fikët

Next Post

Skema, si futen paratë informale në ndërtim

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Skema, si futen paratë informale në ndërtim

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.