• Latest
  • Trending
  • All

Shqipëri-Kosovë, politikë e Jashtme dhe diplomaci si fotokopje dështimesh – Nga Lisen Bashkurti

19/12/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 20 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shqipëri-Kosovë, politikë e Jashtme dhe diplomaci si fotokopje dështimesh – Nga Lisen Bashkurti

19/12/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Viti 2020 për Shqipërinë dhe Kosovën ishte plot sfida, disa të parashikuara e disa të tjera të papritura, disa të brëndshme dhe disa ndërkombëtare, disa politike e disa të tjera ekonomike dhe sociale. Por, vështruar në tërësi viti 2020 për Shqipërinë dhe Kosovën nuk do kujtohet për mirë, por do të kujtohet si një vit plot kriza, tensione dhe tronditje të mëdha, që përfshinë gjithë jetën e vëndit në tre dimensionet kohore, të kaluarën, të sotmen dhe deri diku edhe të ardhmen e tyre. E, si gjithnjë, për vetë specifikat e rastit shqiptar në Ballkan, politika e Jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës kanë qënë krijueset dhe bartëset kryesorë të tablosë së vitit 2020.

Politika e Jashtme dhe diplomacia, biznes i të gjithëve dhe i asnjërit

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ndonëse kushtetutat e Shqipërisë dhe Kosovës i kanë të parashikuara qartë pushtetet, ndarjet e tyre si dhe kompetencat e secilit lidhur me politikën e Jashtme dhe diplomacinë, sërish duhet thënë se politika e Jashtme dhe diplomacia në Shqipëri dhe Kosovë duket se janë biznes i të gjithëve dhe i asnjërit. Janë biznes i të gjithëve për të marrë gradat e patriotizmit, të politikës së madhe, të tërheqjes së elektoratit, të opinionit publik dhe të medias brënda dhe jashtë vëndeve. Janë biznes i asnjërit sepse mbas dështimeve kurrkush nuk merr dhe nuk mban përgjegjësi për to.

Kjo qasje ndaj politikës së Jashtme dhe diplomacisë në Tiranë dhe Prishtinë, në njëfarë mënyre i bën ato fotokopje të dështuara të njëra-tjetrës, pa u kuptuar se kush është origjinali dhe kush është kopja. Ajo që duket qartësisht është fakti që politika e Jashtme dhe diplomacia në të dy vëndet vitet e fundit janë hallakatur pa bosht dhe dilentantizuar kaq shumë, saqë mund të thuhet se kanë humbur cdo vlerë trashëgimore e historike, çdo strategji e prioritet, vazhdimësi e novacion, kulturë e profesionalitet, aftësi dhe dinjitet kombëtar e ndërkombëtar.

Ky degjenerim i politikës së Jashtme dhe diplomacisë në Shqipëri dhe Kosovë ka krijuar më së shumti pështjellimet me të cilat të dy vëndet po përballen në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga politikat me fqinjët direkt, me rajonin e më tej me Bashkimin Europian, SHBA dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar.

Një kaos dhe dilentatizëm i tillë në Shqipëri dhe Kosovë po ndodh kryesisht për faj të politikës, të eksponentëve më të lartë të saj, të përzjerjes së tyre vënd e pavënd në politikë të Jashtme dhe diplomaci, kryesisht të motivuar politikisht e koniukturalisht, pa kurrëfarë lidhje strategjike, kulturore dhe profesionale. E, kjo gjëndje është krijuar në Kosovë, kryesisht nga protagonizmi ekstrem i ish-Presidentit Thaçi, i cili e mori zvarrë me vete politikën e Jashtme dhe diplomacinë e Kosovës në çdo pozicion kudo ku punoi, pavarësisht nga kompetencat e ndryshme kushtetuese si dhe nga kultura e tij tejet kufizuar dhe profesionaliteti i tij mjaft i dobët në këto fusha.

Ndërsa në Shqipëri një sjellje të tillë e ndërmori Kryeministri Rama, i cili gjithashtu vuan rëndë sëmundjen e protagonizmit politik brënda dhe jashtë vëndit, pavarësisht nga aftësisë së tij dukshëm të kufizuara në politikën e Jashtme dhe tejet diletante në diplomaci.  Por, ndryshe nga Thaçi, Rama e zyrtarizoi monopolizimin e centralizimin në politikën e Jashtme dhe diplomacinë përmes unifikimit të pozicionit të tij si Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm. Duke unifikuar këto dy pozicione Rama u nis që të forconte kontrollin mbi dy sferat e politikës, por në fakt e dobësoi atë akoma më shumë.

Koniuktura e ngarkoi dhe njëkohësisht e dënoi Ramën që të mbante mbi shpatulla në të njëjtën kohë Kryministrin e një vëndi të goditur nga tërmeti, të prekur rëndë nga pandemia, ta raskapitur nga kriza ekonomike e sociale, me atë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të presuar nga integrimi i dështuar shtatë herë në BE si dhe me atë të drejtuesit të OSBE në pikun e krizave të sigurisë, demokracisë dhe bashkëpunimit transatlantik. Duke pretenduar për t’i mbajtur të tre këto pozicione, në fakt Rama dështoi në të tre njëkohësisht. Dhe kjo është e kuptueshme, sepse në demokracinë liberale që Shqipëria po ndërton, përpjekjet për centralizim shpien pashmangshëm në dështim. Kjo është aksiomë.

Politikë e diplomaci pa arkiv, qëndrueshmëri e vazhdimësi

Politika e Jashtme dhe diplomacia janë dimensioni më konservator i politikave publike. Kështu ka qënë, është dhe do të mbetet që kur është krijuar shteti me karakteristikat e tij në rendin ndërkombëtar politik dhe juridik. Po të vështrosh në SHBA, ka shumë eksponentë të politikave publike, por në politikën e Jashtme dhe diplomaci ka një grusht njerëzish tejet kompetentë, me memorie arkivore, me qëndrueshmëri strategjike e prioritetesh, me profesionalizëm dhe aftësi të shquara, duke nisur nga Henri Kisinger e deri te Zonja Albright. Po të shohësh Gjermaninë, politika e Jashtme dhe diplomacia e saj për afro tre dekada ishte në duart e Hans Ditrih Gensher, një mjeshtër i madh, i cili udhëhoqi ndërkombëtarisht procesin e ri-bashkimit të Gjermanisë dhe atë të integrimit European. Në Rusi në krye të politikës së jashtme dhe diplomacisë qëndron prej më shumë tre dekadash Lavrovi, një diplomat brilant, më kulturë, profesionalitet dhe aftësi të spikatura në rrafsh ndërkombëtar.

Politika e Jashtme dhe diplomacia janë arkivë. Kjo do thotë se drejtuesit e tyre lypet të kenë formim diakronik, të jenë memorie e gjallë, të njohin çdo labirinth të marrëdhënieve ndërkombëtare, bilaterale e multilaterale, të njohin traktatet, marrëveshjet e protokollet ndërkombëtare, firmosjet, ratifikimet, zbatimet e problemet, afatet e mbarimit apo të rinovimit të tyre. Thaçi dhe Rama ishin e mbeten “tabula rasa” në formimin e tyre arkivor. Të gjithë e kujtojmë se çfarë përgjigje mori Rama nga Lavrovi për traktatin Shqipëri-Rusi, kur Kryeministri Shqiptar doli zbuluar e krejtësisht i painformuar për arkivën e diplomacisë shqiptare. Ose le të kujtojmë deklaratat kontraverse të Thaçit lidhur me “shkëmbim territoresh”, “ndryshim kufijsh”, “rishikim të kufijve”, etj., që ndryshonin nga një takim në tjetrin, sikur të shkruheshin në rërë.  Të dy, Rama e Thaçi nuk njihnin as arkivat klasike, madje as arkivat e tyre, duke krijuar kështu shkatërrim strategjik të politikës së Jashtme dhe diletantizim të skajshëm të diplomacisë së të dy vëndeve.              

Duke injoruar arkivat, pra memorien e shtetit të dy, Thaçi e Rama devijuan rëndë nga binarët e qëndrueshmërisë dhe të vazhdimësisë së politikës së Jashtme dhe të diplomacisë. Dhe këtë e bënë përballë Serbisë, që është tejet konservatore, madje e skajshme në fushat politiko-diplomatike, por edhe përballë Greqisë, e cila, gjithashtu, është tejet konservatore në strategjinëe afatgjate të politikës së Jashtme dhe të veprimit diplomatik. Të dy, Thaçi e Rama do kujtohen, për aq sa do mbahen mënd, për lojë politiko-diplomatike në terren të zbrazët, pa memorie, pa qëndrushmëri dhe pa vazhdimësi.

Liderët politiko-diplomatikë, “patriotë” në opozitë, “tradhëtarë” në qeveri

Në të dy vëndet, Kosovë dhe Shqipëri, me politikën e Jashtme dhe diplomacinë luhet me mungesë të dukshme përgjegjshmërie. Liderët politikë, si bredharakë që prej vitesh luajnë herë në qeveri e herë ne opozitë, hedhin ide, mbajnë qëndrime dhe bëjnë veprime inkonsistente lidhur me politikën e Jashtme dhe diplomacinë e shteteve të tyre, pa e vrarë mëndjen se aktorët ndërkombëtarë dhe diplomatikë memorizojnë çdo ide, qëndrim e veprim të armiqve ose partnerëve të tyre. Më tipike janë luhatjet, kundërshtitë e herë herë mohimet plota të ideve, qëndrimeve dhe veprimeve të liderëve tanë politikë madje edhe për çështje kapitale.

Këto luhatje, kundërshti dhe mohime të plota të vetvetes i kanë vënë vazhdimisht liderët politikë kryesorë në Kosovë dhe në Shqipëri në pozita të vështira e kontradiktore, madje edhe qesharake, duke marrë epitetet “partiotë” kur janë në opozitë dhe “tradhëtarë” kur vijnë në qeveri.

Le të kujtojmë se çfarë ndodhi me përcaktimin e kufirit territorial midis Kosovës dhe malit të Zi. Për shumë vite z. Haradinaj luftoi fuqishëm kundër ndarjes së kufirit me Malin e Zi në parametrat e ofruara nga Thaçi e qeverisja e tij. Mirëpo, po ky Haradinaj, sapo erdhi në qeveri, zhveshi “rrobat’ e opozitarit dhe bashkë me to ndryshoi kryekëput idetë, qendrimet e veprimet e veta, duke miratuar e ratifikuar të njëjtin kufi të dizajnuar nga paraardhësi i tij. Kur ishtë në opozitë Haradinaj u quajt “patriot” e kur u bë krymeninistër mori epitetin “tradhëtar”. Ky është çmimi i inkonsistencës politiko-diplomatike.

Le të kujtojmë procesin e negociatave Shqipëri-Greqi për delimitimin e kufirit detar midis tyre. Në vitet 2008-2009 kur Qeveria Berisha-Basha definuan kufijtë detarë me Greqinë, Rama mori stafetën e kundërshtimit të kësaj marrëveshje, duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese dhe duke akuzuar publikisht dyshen Berisha-Basha për “tradhëtarë” të interesave kombëtare. Mbas afro dhjetë vitesh, kur palët ndërruan pozicionet, ishte Qeveria Rama-Bushati që negocioi me palën Greke për një marrëveshjen detare. Procesi shkoi gati në finalizim. Por siç dihet ngeci rrugës, sepse kundërshtitë midis palëve dhe midis vetë palës shqiptare ishin të mëdha. Si pasojë procesi i negociatave dështoi plotësisht. Palët, qartësisht me prapavijë shtyse greke, po e shpien procesin në Gjykatën Ndërkombëtar për të Drejtën e Deteve. Optimizmi i dyshes Rama-Bushati shpejt u shndërrua në trishtim. Ish-opozitarët “patriotë” të viteve 2008-2009 u shndërruan në qeveritarë “tradhëtarë” në vitet 2013-2020. Ky është çmimi i inkonsistencës dhe i papërgjegjshmërisë për deklarimet, qëndrimet e veprimet në politikën e Jashtme dhe diplomaci.            

Viti 2020 për Shqipërinë dhe Kosovën do kujtohet gjatë, sidomos për dështimet në politikën e Jashtme dhe diplomacinë e dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës. Ndonëse kushtetutat e Shqipërisë dhe Kosovës i kanë të parashikuara qartë pushtetet, ndarjet e tyre si dhe kompetencat e secilit lidhur me politikën e Jashtme dhe diplomacinë, procedurën politikë-bërëse dhe vendim-marrëse, sërish duhet thënë se politika e Jashtme dhe diplomacia në Shqipëri dhe Kosovë duket se kohët e fundit janë bërë biznes i të gjithëve dhe i asnjërit. Për vitin 2020 barrën e përgjegjësisë në dështimet e politikës së Jashtme dhe diplomacisë së të dy vëndeve e mbajnë kryesisht dyshja Rama-Thaçi, të cilët e pesonalizuan politikën e Jashtme dhe diplomacinë, duke injoruar kompetencat kushtetuese, transparencën publike, domosdoshmërinë gjithëpërfshirëse dhe rëndësinë e trashëgimisë dhe të vazhdimësisë në këto fusha konservatore të politikave publike.

©Lisen Bashkurti  

Previous Post

“Më përdhunuan me radhë”, rrëfimi kosovarit të dhunuar gjatë luftës

Next Post

SHBA-ja raportohet se do të mbyllë konsullatat në Rusi

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

SHBA-ja raportohet se do të mbyllë konsullatat në Rusi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.