Prefekti i qarkut Kukës Zenel Kuçana ka refuzuar heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin, duke hedhur poshtë kështu vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës.
Kuçana tha ligji për vetëqeverisjen vendore nuk i jep tagër Këshillit të Qarkut që të heq titujt e nderit, dhe për këtë ai e ktheu mbapsht vendimin e marrë.




















