• Latest
  • Trending
  • All

Ndikimi rus brenda Kosovës

26/11/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Ndikimi rus brenda Kosovës

26/11/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Në një studim të Qendrës së Kosovës për Studime të Sigurisë, thuhet se ndikimi rus në Kosovë mund të kategorizohet në nivelin mesatar dhe se ky ndikim ushtrohet përmes serbëve të Kosovës të cilët shfrytëzohen për të krijuar paqëndrueshmëri të brendshme politike.

Në studimin “Ndikimi rus në Kosovë nën hijet e mitit dhe realitetit”, autori i tij, Elis Vllasi i tha Zërit të Amerikës se Kosova si çdo shtet tjetër në Ballkan por edhe më gjerë, përballet me një shkallë rreziku nga ndikimi negativ rus.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Rreziku më i madh në Kosovë është ai rreziku i fshehur të cilin popullata e gjërë por edhe ne që e studiojmë këtë temë nuk kemi njohuri për arsye se shteti mundet të mos e dijë se a ka ndonjë subverzion e po ashtu nëse shteti e dinë nëse ka një subverzion të rusëve në Kosovë atë nuk e publikon, kështu që në një farë mënyre është niveli i fshehur i rrezikshëm për arsye se shërbimet e huaja operative posaçërisht ato ruse operojnë në hije edhe ti e dinë vetëm atëherë kur të nxinen ata, kur nuk nxinen, nuk e dinë a janë duke vepruar apo në cilën nivel janë duke vepruar, pra ky është niveli të cilin nuk e shohim pra niveli në hije”, tha ai.

Elis Vllasi
Elis Vllasi

Zoti Vllasi thotë se ndikimi rus është i shtrirë në mjediset ku jetojnë serbët të cilët e shohin Rusinë si aleatin kryesor të Serbisë.

“Duke marrë parasysh se serbët e njohin se pa ndihmën ruse ata e kanë edhe më shumë të humbur Kosovën ata lejojnë që të bëhen në një farë mënyre vegël e ndikimit rus në Kosovë ku dihet se Rusia nuk është që në Kosovë e lufton popullin kosovar apo ndoshta edhe në një farë mënyre edhe shtetin Kosovar, po në Kosovë, Rusia e lufton ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkësisë Evropiane, organizatave ndërkombëtare numër një, numër dy në Kosovë, Rusia përmes Kosovës e blen ndikimin e saj që don ta ushtroj në vet Serbinë”, tha zoti Vllasi.

Mefail Bajqinovci që është pjesë e Komisionit parlamentar për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë se Rusia ushtron tërthorazi ndikim në Kosovë duke shfrytëzuar siç thotë instrumentin e Serbisë, Listën serbe, që është subjekti kryesor politik i serbëve në Kosovë.

“Rusia ka prezencë jo të vogël në Kosovë. Zyra e saj në Prishtinë ka përbërje të diplomatëve, në thonjëza që mund t’i quash, që shumica besojnë se janë të kamufluar dhe në esencë janë pjesëtarë të shërbimeve intelegjence”, tha zoti Bajqinovci.

Mefail Bajqinovci
Mefail Bajqinovci

Ai thotë se një shqetësim tjetër mbetet mos kontrollimi i zyrtarëve të Rusisë që hyjnë në Kosovë pa u verifikuar.

“Mos të harrojmë se Rusia ka prezencë edhe përmes organizatave ndërkombëtare sidomos përmes UNMIK-ut. Mbajtësit e pasaportave diplomatike ruse hyjnë në Kosovë pa viza dhe ky përbën një kërcënim për sigurinë e Kosovës sepse ata hyjnë pa u kontrolluar, verifikuar dhe askush nuk e dinë asgjë për ta”, tha ai.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim në Kosovë janë shtuar dhe kjo sipas tij pasqyrohet edhe përmes strategjisë ruse për shtrirje gjeo-strategjike në Ballkan.

Nuredin Ibishi
Nuredin Ibishi

“Diku dy kapituj nga kjo strategji i kushtohen Kosovës dhe mënyrës se si duhet veprohet në aspektin e qëndrueshmërisë apo shtrirjes ruse edhe në aspektin propagandistik nëpërmjet medieve shumë të forta siç janë Sputnik dhe Russia Today me një propagandë agresive por edhe në aspektin diplomatik në kuptim edhe në mes të shërbimit së inteligjencës në ministrinë e Jashtme por edhe atë ushtarake por edhe në inteligjencën ruse”, tha zoti Ibishi.

Zoti Vllasi thotë se institucionet duhet të investojnë për të luftuar ndikimin rus në Kosovë.

“Kosova, qeveria e Kosovës duhet të ketë një farë mënyrë organizma mbrojtës ndaj ndikimit. Duhet të kuptojmë se ndikimi rus është gërryes në Kosovë. Duhet të krijojnë një farë mënyre me ndihmën e të huajve normal, shembull sikurse në SHBA por edhe në shtetet tjera ekziston komanda kibernetike, e cila një farë mënyre lufton sidomos sulmet e mëdha që ndodhin ndaj një infrastrukture kibernetike ndaj një shteti, fatkeqësisht atë nuk e ka, Kosova po ashtu nuk ka një sistem mbrojtës themelor”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Ibishi thotë se rrezik për rajonin kohëve të fundit mbetet edhe armatosja e Serbisë nga Rusia dhe vetmja siguri mbetet anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Vetë lidershipi i Kosovës por edhe në bashkëpunim me partnerët tonë strategjikë në rend të parë SHBA-të, vendet e BE-së por edhe vendet fqinje por edhe sidomos në anëtarësimin në organizata rajonale ushtarake siç është Karta e Adriatikut por edhe vet anëtarësimi jonë përmes partneriteti për paqe në NATO na jepin premisa të mira që ne të hyjmë në ombrellën e NATO-s dhe njëkohësisht të jetë ky rrezik dhe kërcënim nga Rusia më i vogël për një Kosovë e vogël çfarë jemi”, tha zoti Ibishi.

“Aspekti tjetër që Kosova mund të bëjë me një kosto shumë të vogël është ligji për media, në Kosovë sa kam njohuri mungon ligji për media ku dihet se kush është pronari i vërtetë, nga vijnë fondet për financimin e mediave, po ashtu në Kosovë nuk ka ndonjë transparencë mediatike ku luftohet dukuritë negative, shumë gazetarë e kompani mediale ju mungojnë aftësitë për hetimin e fakteve për të ditur a është ndonjë lajm i vërtetë apo i rrejshëm po ashtu me programe shkollore, populli në Kosovë, gjeneratat e reja kanë një nivel shumë të ulët të alfabetizmit mediatik dhe digjital, çdo send që është në internet dhe paraqitet në Facebook një farë mënyre pranohet si e vërtetë edhe mundësia e të rinjëve por edhe të vjetërve ju mungojnë aftësia për të përdorur aftësia e mendimit kritik për të vlerësuar”, thotë zoti Vllasi.

Zoti Vllasi thotë se Rusia tashmë i ka bërë dëm Kosovës duke ngadalësuar njohjen e pavarësisë së saj nga shtete të ndryshme dhe pengimin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe në tërheqjet e njohjeve të pavarësisë.

“Kosova bën tejet gabime kur gjithmonë negocion sovranitetin e saj me Serbinë edhe për derisa Kosova merr pjesë me Serbinë ku serbët në një farë mënyre këtë e tregojnë se janë bisedime për rinegocimin e statusit të Kosovës dhe me këtë e bëjnë diplomacinë botërore me këtë, atëherë shumë shtete nuk janë të interesuara dhe krejt bota nuk është e shqetësuar me Kosovën që të bëjnë kërkimet e veta dhe e pranon diplomacinë serbe se këto dy shtete ende janë duke negociuar statusin e Kosovës”, thotë zoti Vllasi./VOA

Previous Post

MOMENTI KUR KAMBERI VENDOS FLAMURIN KUQ E ZI NË KUVENDIN E SERBISË

Next Post

SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.