Më shumë se 500 sirianë, disa prej të cilëve dyshohet se kanë lidhje me militantët e grupit të Shtetit Islamik, u larguan të hënën nga kampi i mbipopulluar Al-Hol, kanë njoftuar zyrtarë kurdë.
Ky kamp që menaxhohet nga kurdët, është në verilindje të vendit, tashmë të shkatërruar nga lufta.
Lajmin për largimin e qindra sirianëve e ka konfirmuar nga zyrtar kurd, që kontrollojnë këtë kamp.
Largimin e tyre nga kampi Al-Hol, e kanë konfirmuar edhe organizata që merren me të drejtat e njeriut.
Në këtë kamp dhe kampe të tjera të Sirisë, vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh shqiptarësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Ditë më parë u bë i mundur rikthimi në Shqipëri i një gruaje dhe katër fëmijëve nga kampi al-Hol i Sirisë.
Kampi al-Hol drejtohet nga kurdët dhe aty mbahen të burgosur që dikur kanë qenë pjesë e grupit militant, Shtetit Islamik, ose familjarë të tyre.




















