Kosova gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 13 persona të vdekur për shkak të COVID-19, duke e çuar në total numrin e rasteve të vdekjeve në 822 që prej fillimit të pandemisë.
Ndërkohë sa i takon rasteve të reja nga kryerja e 1 361 testeve 501 persona kanë rezultuar të infektuar. Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë që janë testuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 250 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.
Rastet e fundit të vdekjeve janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).



















