• Latest
  • Trending
  • All

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi/ Reagime në Prishtinë, rajon dhe BE

05/09/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi/ Reagime në Prishtinë, rajon dhe BE

05/09/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme, Rajoni

BE reagoi e përmbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha, se mirëpret palët në Bruksel për të vazhduar punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.https://tpc.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua të premten në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit, Donald Trump, u mirëprit në Prishtinë nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe partitë në pushtet, por, nuk u duartrokit nga partitë opozitare.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Uashington, tha se kjo marrëveshje e arritur, është një hap i madh drejt normalizimit të Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira”, tha Hoti.

Thaçi: Kosova i beson SHBA-së

I pari që përshëndeti marrëveshjen nga Kosova ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili shkroi se, “Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike”, shkroi Thaçi në profilin e tij social, duke thënë se populli i Kosovës i beson SHBA-së. “Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik”.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e qeverisë. Haradinaj, gjatë ditës para se të nënshkruhej marrëveshja kishte mësuar se në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përfshirë edhe Liqeni i Ujmanit dhe kjo bëri që Haradinaj ta kundërshtonte marrëveshjen, madje të kërcënonte me largim nga qeveria. Por, më vonë marrëveshja u mbështet nga ai, pasi siç thotë “nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit”. “Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, shkroi Haradinaj. Megjithatë, në marrëveshjen e arritur, sa i përket Liqenit të Ujmanit thuhet se palët janë pajtuar që Departamenti Amerikan i Energjisë të kryejë një studim fizibiliteti për ndarjen e këtij liqeni.

Opozita në Kosovë kundërshton marrëveshjen – dëm për Kosovën

Dy partitë opozitare lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e duartrokitën marrëveshjen. Përkundrazi. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se “kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës”. “E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, shkroi Haxhiu.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, e ka cilësuar si shans të humbur nga delegacioni kosovar, për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. “Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në një komunikatë të PD.

Bashkimi Evropian i përmbajtur ndaj marrëveshjes

Me komente të matura për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë u shprehe Bashkimi Evropian. Në reagimin e BE, thuhet se ” BE e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”. “Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell. Marrëveshja u përshendet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cila sipas tij, “është vazhdim i rrugës drejt njohjes përfundimtare”. “Arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”, shkroi Rama.

Vuçiq: Kosova “nuk është njohur”

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”. “Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiq citojnë mediet në Serbi.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cilësoi si një hap drejt stabilizimit të rajonit. “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”, shkroi Gjukanoviq në Twitter.

Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ekonomike

Pikat kryesore të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në Uashington:

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

– Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

– Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

– Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

– Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

– Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

– Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

– Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

– Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

– Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

– Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

– Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

– Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

– Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

– Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin

Previous Post

Nëna e guximshme shpëton fëmijët nga flakët duke i hedhur nga dritarja te fqinjët që i presin me batanije

Next Post

Koronavirusi/ Më shumë se 50% e rasteve me COVID në Tiranë, ja zonat më të nxehta

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Koronavirusi/ Më shumë se 50% e rasteve me COVID në Tiranë, ja zonat më të nxehta

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.