• Latest
  • Trending
  • All

“Taxh Mahali”, Mrekullia E Ndërtuar Nga Arkitekti Shqiptar

03/08/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Taxh Mahali”, Mrekullia E Ndërtuar Nga Arkitekti Shqiptar

03/08/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Kulture, Lajme

Në Indi një nga mrekullitë arkitekturore të botës, projektuar e ndërtuar nga shqiptari prej Oparit të Korçës, arkitekti kryemjeshtër Mehmet Isaja. Nga fundi i viteve 80, albanologu i shquar Ramadan Sokoli zbuloi me burime arkivore arkitektin shqiptar që projektoi e ndërtoi një nga mrekullitë e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore, “Taxh Mahalin.

Usta Mehmet Isaja

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Gjurmët e krijimtarisë së mjeshtërve shqiptarë janë hetuar deri në Indinë Veriore, ku gjatë gjysmës së parë të shekullit XVII udhëhoqi punimet për njërën nga kryeveprat e arkitekturës: konkretisht “Taxh Mahalin” e Agras në bregun e lumit Jumna. Atje ishte themeluar në shekullin XV dinastia e mogulëve nga pasardhësit e Tamerlanit dhe të Xhengiz Khanit. Kjo dinasti me gjithë luftërat dhe kryengritjet, me gjithë grindjet e pareshtura në gjirin e familjes perandorake arriti kulmin e fuqisë politike dhe lulëzimin më të madh artistik në kohën e shah Xhahanit, i cili ishte prototipi i sundimtarëve mogulë. Ambicia e tij arriti deri në atë pikë sa të ngrinte krye kundër babait të vet, Jahanxhinit, vetëm sepse i lakmonte fronin, prandaj e rrëzoi nga froni dhe e burgosi. Shan Xhahani përpiqej ta zbukuronte jetën e tij të zymtë me vepra artistike. Në kurtin e tij gëlonin poetët, muziktarët, dramaturgët, piktorët etj. Udhëtimpërshkruesi venecian Nikolo Manuci, i cili pati vajtur në kurtin e mogulëve, tregon se shah Xhahani organizonte vit për vit nga një panair 8-ditësh në Pallatin Perandorak, ku merrnin pjesë femrat më të bukura, të cilat zgjidheshin nga një komision ekspertësh. Në këtë klimë “dashurie” lëngonin vetëm princeshat e familjes mbretërore, të cilat thjesht për një “strategji” të shahut nuk mund të martoheshin, sepse dhëndurët lakmitarë mund të sillnin ngatërresa, përçarje e pjesëtim të pasurisë. Rrjedhimisht, princeshat e gjora veniteshin e mbeteshin lënesha të shah Xhahanit, i cili ishte dhënë veçanërisht pas ndërtimeve, siç dëshmojnë ndërtesat e bukura e me shije të stërholluar që u ndërtuan në kohën e tij. Por gjithë ai shkëlqim i sipërfaqshëm nuk e mbulonte dot dhunën dhe mjerimin, as nuk e fshihte dot shtypjen dhe shfrytëzimin e masave të gjëra popullore nga një pakicë feudalësh apo tregtarësh të pasur.

Në vitin 1629 shah Xhahani u prek thellë nga humbja e bashkëshortes së tij (Mumtaze Mahal), e cila vdiq lehonë. Shahu mendoi ta përjetësonte kujtimin e saj nëpërmjet një përmendoreje madhështore, që të mishëronte bukurinë e bashkëshortes, prandaj ftoi në Agra arkitektët më të përmendur të asaj kohe. Midis mjeshtërve që shkuan atje nga vendet e ndryshme ishte dhe oparaku usta Mehmet Isaja bashkë me bashkatdhetarët e tij, usta Ahmetin dhe lulishtarin Ismail Rumi. Këta mjeshtër me përvojë në teknikën e ndërtimeve ishin anëtarë të shoqatës së arkitekteve në Stamboll. Të gjithë mjeshtrit që vajtën në Agra i paraqitën shahut projektet e tyre. Pasi u shqyrtuan një nga një projektet e ndryshme, shah Xhahani zgjodhi pikërisht atë të usta Mehmet Isasë, të cilin e ngarkoi me drejtimin e punimeve.

Njëzet mijë veta: zejtarë, punëtorë të zgjedhur nga të katër anët, punuan plot 20 vjet rresht (d.m.th. nga viti 1630 deri në vitin 1650) për realizimin e kësaj vepre nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të kryemjeshtrit Mehmet Isaja, i cili kontrollonte zbatimin e projektit. Edhe lënda e ndërtimit: mermeri, gëlqerja, rëra e kuqërremtë, korali, sedefi, kristali, u sollën nga të katër anët. Për të gjitha këto u shpenzuan disa miliona rupi.

“Taxh Mahali” u ndërtua mbi një tarracë në bregun e lumit Jumna, dy km larg Agras. Planimetria e kësaj përmendoreje ka trajtën e një katrori me qoshe të prera. Të katra faqet i ka të njëllojta. Në të katra skajet e bazamentit ka nga një minare prej mermeri të bardhë. Përveç këtyre në krahët e “Taxh Mahalit” janë dhe dy godina: faltorja dhe bujtina për pelegrinët, ndërtuar me zhur të kuqërremtë dhe të mbuluar me kube prej mermeri të ndritshëm. Përpara mauzoleut shtrihet parku i bukur me pellgje e shatërvanë. Tërë ky ansambël monumental me plane të përpjesëtuara e të drejtpeshuara është realizuar në mënyrë të përsosur. Gjerësia dhe lartësia e mauzoleut në reliev është 57 metra, kurse lartësia e përgjithshme e “Taxh Mahalit” nga niveli i tokës deri në majën e kubesë qendrore arrin 74 metra. Kjo kube qendrore është e rrethuar nga katër kube më të vogla. Gjithashtu brendia e këtij mauzoleu të ndarë në katër kthina të mëdha të mahnit me harmoninë e përpjesëtimeve, trajtave e ngjyrave. Nëpërmjet dritareve të daltuara në mermerin e kubesë qendrore depërton përbrenda një dritare kaltëroshe, që tretet me tonet e zbukurimeve të mozaikut, agatit, koralit etj. Qivuret e dy bashkëshortëve janë vendosur pas një ndarëseje të lahurishme. Një nga çuditë e këtij mjedisi është dhe cilësia akustike: aty çdo zë e çdo tingull kumbon gjatë për disa sekonda.

Kryemjeshtri gjenial i kësaj vepre eklektike ka ditur të ujdisë përvojat dhe stilet e mjeshtërve të ndryshëm, bashkëpunëtorëve në një tërësi të harmonishme. E me të vërtetë, duke soditur pamjen e “Taxh Mahalit” të pushton një mbresë harmonie dhe qetësie: ajo ndërtesë mermeri, që zbardhëllen midis qiparisave të lulishtes, ka diçka të mahnitshme në përpjesëtimet sqimatare të vijave nga baza e saj deri te maja e kubesë qendrore. Me të drejtë ky mauzole vlerësohet jo vetëm si përmendorja më e shkëlqyer e Agras, por madje admirohet si një ndër kryeveprat më të bukura të historisë së arkitekturës botërore. Jo më kot u mbiquajt “përmendore e mrekullueshme e dashurisë dhe besnikërisë bashkëshortore”.

Vlerat artistike të “Taxh Mahalit” nuk qëndrojnë vetëm në drejtpeshimin e përmasave të harmonishme apo në hijeshinë dhe begatinë e zbukurimeve, por qëndrojnë njëkohësisht në mjeshtërinë e përsosur të realizimit dhe në unitetin e mendimeve: aty janë shkrirë më së miri përvoja e lartë shkencore me prirjen artistike dhe me frymëzimin poetik.

Trajtat arkitektonike me pastërtinë dhe me qartësinë e linjave përkatëse e nxjerrin edhe më në pah zbukurimoren e stërholluar, që e vesh ndërtesën me një bukuri të pashoqe. Vetë cilësia e lëndës së ndërtimit ndikon në mbresat që ushtron pamja e kësaj kryevepre: ngjyrat e ëmbla të mermerit me ndryshimet e nuancave sipas kohës i japin trajtave të kësaj përmendoreje një lehtësi të veçantë e, si të thuash, të ajrishme. “Taxh Mahali” duket veçanërisht tërheqës pasditeve, kur bie vapa e kur mermeri nxjerr në pah disa nuanca të këndshme në ngjyrë trëndafili, por edhe më tërheqës duket netve me hënë të plotë: atëherë ka një pamje përrallore. Soditja e kësaj kryevepre lë mbresat e dëgjimit të një muzike të papërsëritshme. Bukuria e këtij mauzoleu kurorëzohet nga natyra me kushtet që e rrethojnë.

Për sa i përket jetës së kryemjeshtrit të kësaj kryevepre hëpërhë kemi fare pak njoftime. Pasi krijoi këtë kryevepër të amshuar, rrezikoi të pësonte fatin e sa e sa arkitektëve të mbuluar nga anonimia. Historianët e artit kanë shfaqur mendime dhe hamendësime të kundërta për kombësinë e tij gjoja persiane, indiane, bizantine, italiane etj., por sipas të dhënave dokumentare, që u zbuluan vitet e fundit, del se usta Mehmet Isaja ishte shqiptar nga Opari (malor i krahinës së Koçës), sipas bashkëkohësit të tij (të usta Mehmet Isaja) Xhaferr Çelebiu, në një dorëshkrim turqisht me titull “Broshura e arkitekturës”, e cila ndodhet në thesarin e bibliotekës së pallatit “Top-kapi” të Stambollit. Me sa duket, “Taxh Mahali” është vepra e fundit e këtij mjeshtëri – usta Mehmet Isaja. Gojëdhëna tregon se, kur e pa shah Xhahani këtë vepër të përfunduar, u kënaq shumë dhe u mburr se një përmendore kaq të përsosur, një parajsë e këtillë mund të ndërtohej vetëm në Agra, ku çmoheshin artistët së bashku me veprat e tyre… (këtu e më pas trepikëshi i autorit). Pastaj thuhet se shahu e paska pyetur usta Mehmet Isanë nëse mund të ndërtonte prapë një tjetër vepër si kjo. Kur kryemjeshtri iu përgjigj: “Po, ndoshta edhe më të bukur”, shah Xhahani u turbullua nga kjo përgjigje e si shpërblim për gjithë këtë punë dha urdhër të burgosej menjëherë kryemjeshtri fatkeq dhe të verbohej. Kështu, usta Mehmet Isaja nuk do të kishte më asnjë mundësi të ndërtonte prapë diçka të bukur.

Më vonë, në shtator të vitit 1657, kur u hap lajmi se shah Xhahani ishte sëmurë rëndë, njëri nga djemtë e tij, gjakësor e bir gjakësori, i cili priste me padurim ditën për ti zënë vendin në fron, sulmoi Agran, e pushtoi me forcë dhe, pasi e shfronësoi të atin, e burgosi në kështjellën e atij qyteti, ku ngrysi jetën e tij me gjithë ambicien dhe shijen e hollë artistike… duke soditur nga dritarja e burgut me orë të tëra “Taxh Mëhallin”. Vetëm kur vdiq shah Xhahani, pas tetë vjetësh (më 22.01.1666) ia nxorën kufomën nga burgu dhe e varrosën në “Taxh Mahal” pranë bashkëshortes së tij.

Usta Mehmet Isaja nuk është i pari dhe as i vetmi artist shqiptar që punoi e krijoi larg atdheut, por është një ndër sa e sa mjeshtrit e dalë nga gjiri i popullit tonë, që pasuruan fondin ndërkombëtar me kryevepra.

Rrëfimi i mjeshtrit: Dorëshkrimi mbi Taxh Mahalin, si u zbulua

“Për sa i përket jetës së kryemjeshtrit të kësaj kryevepre hëpërhë kemi fare pak njoftime. Pasi krijoi këtë kryevepër të amshuar, rrezikoi të pësonte fatin e sa e sa arkitektëve të mbuluar nga anonimia. Historianët e artit kanë shfaqur mendime dhe hamendësime të kundërta për kombësinë e tij gjoja persiane, indiane, bizantine, italiane etj., por sipas të dhënave dokumentare, që u zbuluan vitet e fundit, del se usta Mehmet Isaja ishte shqiptar nga Opari (malor i krahinës së Korçës), sipas bashkëkohësit të tij (të usta Mehmet Isaja) Xhaferr Çelebiu, në një dorëshkrim turqisht me titull “Broshura e arkitekturës”, e cila ndodhet në thesarin e bibliotekës së pallatit “Top-kapi” të Stambollit. Me sa duket, “Taxh Mahali” është vepra e fundit e këtij mjeshtëri – usta Mehmet Isaja. Gojëdhëna tregon se, kur e pa shah Xhahani këtë vepër të përfunduar, u kënaq shumë dhe u mburr se një përmendore kaq të përsosur, një parajsë e këtillë mund të ndërtohej vetëm në Agra, ku çmoheshin artistët së bashku me veprat e tyre… (këtu e më pas trepikëshi i autorit). Pastaj thuhet se shahu e paska pyetur usta Mehmet Isanë nëse mund të ndërtonte prapë një tjetër vepër si kjo. Kur kryemjeshtri iu përgjigj: “Po, ndoshta edhe më të bukur”, shah Xhahani u turbullua nga kjo përgjigje e si shpërblim për gjithë këtë punë dha urdhër të burgosej menjëherë kryemjeshtri fatkeq dhe të verbohej. Kështu, usta Mehmet Isaja nuk do të kishte më asnjë mundësi të ndërtonte prapë diçka të bukur”.

Nga Prof. Ramadan Sokoli

Previous Post

U infektua me COVID-19, vjen reagimi nga Avdullah Hoti

Next Post

Britani: Shkoi për të shpëtuar tre fëmijët që po i mbyteshin, 36-vjeçari pëson fundin tragjik

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

Next Post

Britani: Shkoi për të shpëtuar tre fëmijët që po i mbyteshin, 36-vjeçari pëson fundin tragjik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.