• Latest
  • Trending
  • All

Mbi librin “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj” të Dr Gëzim Alpion

31/07/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Mbi librin “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj” të Dr Gëzim Alpion

31/07/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme

Nga Frank Shkreli:

Më duhet të them prej fillimit se kam qenë në dijeni se ky libër ishte në përgatitje e sipër, pasi autori, Profesor Dr. Gëzim Alpion, me besim e mirësi, më ka nderuar duke më kontaktuar disa herë me ndonjë pyetje ose për informacion në lidhje me ato që po shkruante.  Fatkeqësisht, unë nuk e kam parë ende librin e botuar, të cilin pres ta marr së shpejti.  Por, me kënaqësi mësova nga disa burime për botimin, përfshirë edhe njoftimet nga shtëpia botuese britanike Bloomsbury, e cila e ka reklamuar këtë vepër, si pjesë e njoftimeve paraprake të zgjedhura, siç është zakoni nga shtëpitë botuese kudo, para se të qesin në treg një libër.  Në mungesë të librit, por bazuar në këto burime të sakta, po shënoj për lexuesin lajmin e botimit të këtij libri në gjuhën anglisht, me titull “Mother Teresa –The Saint and her Nation”, ose “Nënë Tereza – Shenjtëresha dhe Kombi i Saj”, me autor Profesor Dr. Gëzim Alpion.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Newman, para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham.  Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016 dhe iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë në po këtë universitet.  Specializimet e Gëzimit janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë.  Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur në gjuhën angleze i jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës. Ai është edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”.

“Tragjeditë personale dhe origjina e saj shqiptare e kanë ndihmuar Nënë Terezën të bëhet personaliteti fetar më me influencë në botë, i kohërave moderne.  Krishtërimi shqiptar i ka rrënjët në lashtësinë Ilire dhe qëndrimi i Kishës Katolike kundrejt shqiptarëve dhe sllavëve të jugut, ka shërbyer si mjet në formimin e jetës personale dhe fetare tël Nënë Terezës”, shkruan Dr. Alpion.

Siç thashë më lart, këto shënime po i sjell për lexuesin bazuar pothuaj ekskluzivisht në informacionin që jep shtëpia botuese Bloomsbury mbi librin “Nënë Tereza –Shënjtëresha dhe kombi saj“ si edhe në disa vlerësime e komente mbi librin nga një numër ekspertësh dhe akademikësh.

“Dalja në shesh e një personaliteti të kalibrit të Nënë Terezës që njihet anembanë botës nuk ndodh rastësisht”, ka thënë Dr. Alpion, duke shtuar se “Ne duhet ta shikojmë dhe ta kuptojmë jetën dhe veprimtarinë e saj në pasqyrën e familjes së saj, në traditat shpirtërore të Kombit Shqiptar”, por edhe në ndikimet e huaja në popullin e saj gjatë shekujsh.

Prandaj, ky libër, sipas botuesit, jep për lexuesin një portret të plotë të kësaj figure me influencë botërore.  Portreti i Nënë Terezës paraqitet në kontekstin e origjinës së saj familjare, etnike, kulturore dhe shpirtërore.  Jeta dhe veprimtaria e saj përshkruhen në dritën e informacioneve të reja mbi familjen e saj, traditën shpirtërore të Kombit të saj përpara dhe pas Krishtërimit, duke pasur parsysh edhe ndikimin e Vatikanit dhe të fuqive të tjera me influencë mbi popullin e saj shqiptar, që prej mesjetës e këndej.

Libri mbi Nënë Terezën i autorit Gëzim Alpion, në përmbajtje, përqendrohet në traumat e jetës dhe në sukseset e saj, si një individ privat dhe si misionare publike, përfshirë përshpirtëshmërinë e saj të ndërlikuar.  Në libër pretendohet se jeta e Nënë Terezës dhe e historisë së kombit të saj shqiptar, veçanërisht marrëdhëniet e bashkatdhetarëve të saj me katolicizmin janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Zbulimi i kësaj ndërlidhjeje është jetik për të kuptuar se si Nënë Tereza,  kjo ikonë humanitare dhe shpirtërore e kohëve modern, identifikon dhe paraqet para botës DNA-në kulturore dhe shpirtërore të kombit të saj të lashtë.

Libri është i ndarë në tri pjesë.  Pjesa e parë i përgjigjet pyetjes: “Kush janë Shqiptarët e Nënë Terezës?” Flitet, ndër të tjera subjekte, për origjinën ilire të shqiptarëve e deri tek Perandoria Otomane dhe Turqia; Viktimizimi i Shqiptarëve në shekullin e 19 dhe 20, Kalvari dhe vuajtjet e Krishtërimit shqiptar, e tjera ngjarje.  Pjesa e dytë e librit u kushtohet “Rrënjëve Shqiptare të Nënë Terezës dhe viteve të saja në Shkup”.  Tituj dhe nën-tituj të pjesës së dytë të librit kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Nënë Terezës me prindërit e saj dhe me jetën familjare në përgjithësi, ndërsa pjesa e tretë e librit përqendrohet në “Marrëdhëniet e Nënë Terezës me Vatikanin dhe me Kombin shqiptar”.

Thuhet se ky libër është i pari i këtij lloji që e trajton Nënë Terezën në kontekstin e rrënjëve të saj etno-shpirtërore, duke e shikuar misionin dhe thirrjen e saj prej murgeshe si një pasqyrim të historisë së trazuar të popullit shqiptar gjatë dy mijë vjetëve të kaluar.  Në librin mbi Nënë Terezën, autori përmend edhe ato që ai i konsideron si ndikime negative në Ballkan, nga Perandoria Otomane, nga Vatikani, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Kisha Ortodokse Greke dhe nga Patriarkati Ekumenik i Konstandinopojës.  Sipas të dhënave të botuesit, Dr. Alpion në librin e tij sugjeron se ekziston nevoja për studime objektive të mëtejshme që të pasqyrojnë rolin vendimtar të fesë në përcaktimin e identitetit kombëtar, por edhe rolin fetar në justifikimin e aneksimeve territoriale në rajonin e Ballkanit.

Por, le t’i këthehemi protagonistes kryesore të librit të Dr. Alpion-it, Nënë Terezës, për të cilën autori thotë se  nuk fliste kurrë për çështjet private të familjes së saj, si pasojë e disa përvojave jo të këndshme më heret në jetën e saj, përfshirë “Shqetësimet që kishte rreth sigurisë fizike të nënës dhe motrës në Shqipërinë komuniste të pas vitit 1945.” Dr. Alpion tash një kohë të gjatë e mbron tezën se vdekja e babait të saj, i cili është helmuar nga nacionalistët serbë në vitin 1919, kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe, ka shkaktuar atë që ai cilëson si “një natë të errët në shpirtin e saj”.  Ky studim ofron prova të tjera, sipas botuesit, se humbja e 8 familjarëve të saj gjatë pandemisë spanjolle, në atë kohë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e saj për t’u bërë murgeshë dhe për themelimin e urdhërit të saj “Missionaries of Charity”, në vitin 1950.

Por Dr. Gëzim Alpion këmbëngul se “Përkushtimi i Nënë Terezës ndaj të varfërve ishte i sinqertë dhe i patundur deri në fund të jetës së saj”, por, ama, sipas tij, “Prania e përhershme e vdekjeve në familjen e saj, kur ajo ishte fëmijë, ka qenë një përvojë e rëndë shpirtërore, e cila ka patur një ndikim të thellë në jetën e saj shpirtërore, në marrëdhëniet e saj me Kombin dhe familjen, gjithë jetën e saj”.  Por për “Nënë Terezën”, sipas autorit, “dinjiteti i çdo qenieje njerëzore ishte i shenjtë.”

Nënë Tereza, e njohur gjithashtu në Kishën Katolike si Shën Tereza e Kalkutës, ka lindur në vitin 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës, të pushtuar nga Perandoria Otomane./Illyriapress

Previous Post

OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19

Next Post

Greqia shtyn deri më 14 gusht memorandumin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Greqia shtyn deri më 14 gusht memorandumin për bllokimin e kufirit me Shqipërinë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.