Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale në Kosovë.
Lajmi u bë me dije nga vetë krreu i BDi i cili përmes një statusi në faqen e vet në Facebook shprehet se ‘dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë’.
“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, përfundon Ahmeti.



















