Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, u është bashkuar qytetarëve që i kërkojnë kompanisë “Apple” që në hartën e saj ta vendosë shtetin e Kosovës.
Dua e ka nënshkruar peticionin “Put Kosovo on the Map” drejtuar kompanisë “Apple”. Ajo e ka ndarë këtë peticion me 48 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e shtryëzuar famën e saj për Kosovën.
Nënshkrimi i peticionit u inicua dy ditë më parë nga Megi C, pasi “Apple Maps” e paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Është shumë shqetësuese që Kosova nuk shfaqet në Apple Maps. Ju vështirë se mund t’i shihni kufijtë e saj (Kosovës) dhe gjëja më e keqe e kësaj është se ajo (Kosova) paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008”, thuhet në peticion.

https://www.change.org/p/apple-put-kosovo-on-apple-maps/psf/promote_or_share?recruiter=



















