Një vajzë shumë e re, vetëm 21-vjeçe, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Infektiv në Tiranë. E reja e diagnostikuar me koronavirus ishte në intubim prej disa ditësh.
Gazeta SHQIP mëson se 21-vjeçarja ishte obeze dhe raportohet se ka patur një çrregullim metabolik.
Ky është rasti i parë që një pacient kaq i ri vdes nga koronavirusi në Shqipëri.
Pak ditë më parë edhe një 34-vjeçare nga Librazhdi, e diagnostikuar me koronavirus dhe me disa sëmundje bashkëshoqëruese, humbi jetën në spitalin Infektiv.
Dy rastet janë një alarm që tregon se koronavirusi nuk pyet për moshën, por të gjithë duhet të kujdesemi për veten dhe familjarët.




















