Qeveria amerikane kreu ekzekutimin e parë me vdekje pas 17 vjetësh. Daniel Lewis Lee u ekzekutua me një dozë qetësuesi të fuqishëm, pentobarbital, në një burg federal të shtetit Indiana, pak orë pasi gjykata shpalli vendimin.
Lee ishte shpallur fajtor për vrasjen e një familjeje prej tre anëtarësh, përfshirë një vajzë 8-vjeçare, në vitin 1996.
“Qeveria ka sjellë dëshmi ekspertësh, ku ka treguar se edemat pulmonare nga qetesuesi ndodhin vetëm pasi i burgosuri ka vdekur ose ka humbur plotësisht ndjenjat”, shkruhej në opinionin e shumicës. “Pala ankuese në këtë rast nuk ka treguar provat për të justifikuar ndërhyrjen në minutën e fundit nga një Gjykatë Federale.”
“Vendimi i sotëm ilustron se sa të rënda mund të jenë pasojat e vendimmarrjes së tillë të përshpejtuar,” tha gjyqtarja Kagan.
Gjyqtari Stephen Breyer, të cilit iu bashkua edhe gjyqtarja Ginsburg, u shpreh se Gjykata e Lartë mund të duhet të shqyrtojë vetë kushtetutshmërinë e dënimit me vdekje.
Që nga rivendosja e dënimit me vdekje në vitin 1988, qeveria federale kishte ekzekutuar deri tani tre persona në vitin 2003.




















