Eksperti më i lartë i qeverisë së SHBA për sëmundjet infektive Dr. Anthony Fauci paralajmëron se rritja e përditshme e rasteve me koronavirus mundet të dyfishohet.
Ai shtoi se ka frikë se situata mund të bëhet më keq, ndërsa sa i përket vaksinës tha se ajo nuk ka garanci kështu që nuk duhet t’i mbajmë shpresat në të.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi vaksina të efektshme, të disponueshme për të gjithë,” tha Dr Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve infektive, para një komisioni të Senatit të SHBA.
Ndonëse puna për të shpikur një vaksinë vijon pa pushim ajo nuk ka asnjë siguri deri më tani. “Nuk ka garanci se do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive”, paralajmëroi Fauci, teksa u bëri thirrje njerëzve të shtrëngojnë forcat për të frenuar virusin.
“Jam shumë i shqetësuar sepse mund të bëhet shumë më keq”, tha mes të tjerash ai.



















