“Kemi ardhur qysh në 8 mars, erdhëm për dy javë dhe ngelëm këtu. se kam edhe vajzën invalide dhe shyqyr që u hapën.”
“Unë kam 3 muaj këtu. kam qëndruar te motra ime.”, kanë qytetarët deklaruar
Për të zbatuar masat, pasagjerët dhe stafi dezinfektoheshin në hyrje të terminalit, i cili ishte i mbyllur për këdo tjetër.
Pasagjerët e përshëndetën vendimin, megjithatë, çmimet e biletave i konsideruan të larta.
“Shtrenjtë e bleva, 289 euro. Ma preu burri online.”, thotë një qytetare.
Por shtetasit e huaj nuk kanë asnjë kufizim për të aksesuar vendin tonë. Brenda terminalit, task-forca e ngritur vijon kontrollet për temperaturën. Ndërkaq pritet që kufijtë të hapen për të gjithë qytetarët pas datës 1 korrik.



















