• Latest
  • Trending
  • All

Nju Jork, informimi i fundit për koronavirusin; Cuomo: kemi arritur të pamundurën

19/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nju Jork, informimi i fundit për koronavirusin; Cuomo: kemi arritur të pamundurën

19/06/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Guvernatori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo mbajti konferencën e fundit ditore për koronavirusin, duke thënë se pas 111 ditësh shteti i tij kishte “bërë të pamundurën” në luftën kundër sëmundjes.

“Në fillim, ky virus na goditi shumë“, tha zoti Cuomo në një fjalim të stilit presidencial që ishte ndryshe nga konferencat e tij të zakonshme për shtyp. “Kur filloi kjo, ne patëm më shumë raste për frymë se çdo shtet në vend ose ndonjë komb në botë. Por sot, kemi bërë një kthesë të plotë 180 gradë – nga më e keqja, tek vendi i parë”.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Ai tha se shtrimet në spital të enjten për virusin ishin 1’284 – niveli më i ulët deri më tani. Shteti i Nju Jorkut ka një nivel të lartë rekord për testime – gati 80’000 teste në ditë – dhe shkalla e infeksionit është më pak se 1 përqind. Numri i të vdekurve për javën e kaluar ka mbetur nën 32 në ditë – një rënie dramatike nga niveli i afro 800 njerëzve çdo ditë në javën e dytë të Prillit.

“Duke zvogëluar shkallën e infeksionit, ne shpëtuam mbi 100,000 njerëz nga shtrimi në spitali dhe ndoshta nga vdekja“, tha guvernatori për modelet që kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte pa kufizime dhe distancim fizik. “Është një arritje e paimagjinueshme. Jam shumë krenar për atë që bëmë të gjithë së bashku dhe si komunitet“.

Por, shteti me 19.5 milionë banorë pësoi sidoqoftë dëme të mëdha njerëzore dhe financiare. Gati 400’000 banorë kanë rezultuar pozitivë nga testimi për COVID-19 dhe të paktën 25’000 kanë vdekur. Miliona kanë humbur vendet e punës, shumë biznese po vuajnë pasojat dhe disa mund të mos i mbijetojnë mbylljes ekonomike.

Njujorkezët në dyqane gjatë fazës së parë të rihapjes (6 qershor 2020)
Njujorkezët në dyqane gjatë fazës së parë të rihapjes (6 qershor 2020)

Shteti i Nju Jorkut është aktualisht në faza të ndryshme të rihapjes së ekonomisë së tij, bazuar në mënyrën se si virusi ka prekur secilin prej 10 rajoneve të tij. Më shumë pjesë rurale të shtetit, të cilat pësuan shkallë shumë të ulët të infeksionit, filluan rihapjen e tyre katërfazore në 15 maj, por qyteti i Nju Jorkut – i cili kishte shkallën më të lartë të infeksionit – filloi fazën e parë të rihapjes vetëm në 8 qershor dhe do të kalojë në fazën dy të hënën.

“Ne rihapëm ekonominë dhe shpëtuam jetë, sepse asnjëherë nuk ishte zgjedhje midis njërit apo tjetrit“, tha Cuomo.

Seancat informuese të mëngjesit nga guvernatori ishin bërë emisione të domosdoshme televizive për rreth 59 milionë njerëz që kërkonin udhëzime dhe ngushëllim gjatë pikut të pandemisë COVID-19. Ata e ndiqnin nëpërmjet jo vetëm nëpërmjet rrjeteve televizive kabllore në shtetin e tij, por në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe ndërkombëtarisht. Dihet se Presidenti Donald Trump i shikonte seancat informuese – dhe herë pas here shkruante në Twitter për to.

Guvernatori Cuomo përdori platformën e përditshme për të folur në mënyrë të qartë, por edhe urgjente, duke detyruar banorët e Nju Jorkut të marrin seriozisht kërcënimin e virusit dhe të zbatojnë kufizimet e rrepta të qëndrimit në shtëpi dhe pezullimin e bizneseve jo thelbësore.

“Ne e ndryshuam atë trajektore“, tha zoti Cuomo në një montazh video tre-minutëshe ku përshkruhet me vetë zërin e tij, dhe që në vazhdim pasohet nga muzikë sentimentale. “As nuk e dija të ishte e mundur. Ka të bëjë me atë që njerëzit vendosin të bëjnë. Ata e kanë ulur këtë normë infeksioni“.

Nga seancat e përditshme informuese
Nga seancat e përditshme informuese

Guvernatori demokrat përdori gjithashtu seancat informuese për t’ua kthyer goditjet politikanëve republikanë në Uashington, që ai mendon se e trajtuan padrejtësisht Nju Jorkun.Ai përmendi vazhdimisht se nuk ishte një krizë e një “shteti të kuq apo një shteti blu”, por një krizë kombëtare.

Guvernatori Cuomo zbuti gjithashtu zymtësinë e të dhënave të përditshme për shkallën e infeksionit, shtrimet në spital dhe vdekjet, me anekdota humoristike për familjen e tij, si p.sh. marakonat spageti të së dielës dhe drekat me qofte me tre vajzat e tij.

Ai madje ofroi këshilla për prindërit: “Kurrë nuk mund të thuash që nuk të pëlqen i dashuri, e mësova këtë duke e pësuar“. Ai ngacmoi vëllanë e tij të vogël, gazetarin Chris Cuomo, i cili iu bashkua konferencës së tij me video nga bodrumi i shtëpisë së tij, ku ai ishte izoluar nga pjesa tjetër e familjes së tij pasi u infektua me koronavirusin. Dhe guvernatori madje u ankua në mes të fazës së izolimit se qeni i tij , Kapiteni, ishte lodhur duke e parë kaq shumë në shtëpi.

Cuomo, 62 vjeç, është një guvernator i gjeneratës së dytë në New York, aktualisht në mandatin e tij të tretë. Babai i tij, i ndjeri Mario Cuomo, gjithashtu ishte një guvernator për tre mandate., nga 1983-1994. Cuomo është i divorcuar nga Kerry Kennedy, vajza e kandidatit të vrarë për president Robert F. Kennedy. Guvernatori vazhdimisht ka mohuar që ai ka ambicie presidenciale të tijat.

Previous Post

E rëndë/ 8-vjecarja u vra me grushta nga punëdhësit, sepse liroi dy papagaj

Next Post

Opinioni i Komisionit të Venecias: “Paketa anti-shpifje nuk është gati për zbatim”.

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Opinioni i Komisionit të Venecias: “Paketa anti-shpifje nuk është gati për zbatim”.

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.