• Latest
  • Trending
  • All

Teatri, për ata që nuk do t’a lexojnë

15/06/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Teatri, për ata që nuk do t’a lexojnë

15/06/2020
in Aktualitet

Genc Drini

E gjithë Tirana qe vërsulur në qendër të qytetit, shtangën kur panë atë që u kishin thënë të tjerë, se sheshi qe ndryshuar rrënjësisht. Gjatë natës alienë të ardhur nga planeti Unë, bash në mes kishin ulur një disk të stërmadh misterioz fluturues me formë dhe vëllime kubike, nga sipër me bark të fryrë, kishin shtypur çdo gjë në atë sipërfaqe dhe gërryer nën të. Ç’mos kurrë, si transformersa të pa kufinj, me një abrakadabra hapsinore, diskun e stërmadh e kishin transformuar si shesh të qytetit, veshur me pllaka gurësh plot ngjyra. Në barkun e anijes-shesh kishte lëvizje të çuditëshme. Alienët kur të donin, me një abrakadabra inverse, e ritransformonin sheshin sërish në anije fluturuese, por si duket nuk e kishin me ngut, vetë ishin herë të dukshëm, dhe herë të padukshëm.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në katër anët e shesh katrorit të madh, njerëzit të habitur vunë re se Pallati i Kulturës, Muzeu kombëtar dhe Banka e Shtetit, nuk po e ndjenin veten aq mirë, madje krejt ndërtesave të qendrës së Tiranës po u merreshin mendtë dhe nuk po orientoheshin. Veçanërisht Banka nuk po adoptohej fare me situatën e re, i dukej se po anohej dhe zhytej thellë në tokë në njërën anë. Ishte veç një iluzion ngaqë sheshi barkfryrë, kishte shkatërruar ekuilibrin e linjave hapsinore të ndërtesave në raport me horizontin. Epo, punë e madhe, e reja e shëmb të vjetrën, dhe për sa kohë sheshi vetë ishte barkshtrembër, aq i bënte për shtrembërimet e reumatizmat që i kishte shkaktuar ndërtesave të kompleksit të qendrës së Tiranës.

Duket se për këtë vullnet flagrant të projektit modern që të dhunojë dhe të mos përputhet aspak me kompleksin arkitektural të qendrës së Tiranës, po ta shkatërrojë atë, është dhënë një çmim ndërkombëtar. Po, po, se e reja “duhet” të afirmohet dhe lartësohet me shpërfillje shkatërruese për të vjetrën. Si shkatërrues dukeshin në shteg hyrjet për në shesh dhe ca shkëmbij vulgarë, masivë pengues për maqinat, po që si shkëmbinjtë e polifemit qenë gati të rrokullisen me masën e tyre të stër-rëndë mbi ndërtesat e pakënaqura.

Me shumë droje njerëzit, provuan të shkelnin në sheshin pa masë të çuditshëm, një hap, një të dytë, të tretë, dhe po, morën guxim dhe po ecnin. Ndodhi që ishte verë e nxehtë dhe për të dalë në anën tjetër të sheshit, iu duk sikur po pelegrinonin të djerësitur nëpër Saharë. Të tjerëve, që më vonë sheshin e kaluan në dimër, iu duk si një shkretëtirë akulli që nuk mbaronte kurrë. Alieni, projektues verior, kishte mpleksur në atë shesh, dy etje njerëzore, atë për të ftohtit e polit të veriut dhe për të kundërtën, për nxehtësinë e Saharës. Sheshi do priste të gjitha evenimentet, pa dallime partiake.

Thuhet se projektuesit, arkitektët e famshëm italianë me konceptin e tyre arkitekturor, i ftonin qyetarët në qendër të sheshit, si në një teatër gjigand që të admironin kompleksin e përsosur të ndërtesave me stil neorilindas të ngritur para vitit 1938. Po, por revolucioni arkitektural aktual modern i alienëve e përmbysi këtë këndvështrim primitiv, dhe tashti, ishte sheshi, katrori i stërmadh me pllaka guri që duhet të admirohej prej ndërtesave.

Më parë, ishte një shesh i hapur me rrugë qarkulluese, qe menduar një rikonstruksion ku të reduktohej shumë lëvizja e automjeteve, po jo të mbylleshin arteriet. Ishte kryesheshi i të gjithë shqiptarëve, e si nga një mekanizëm i stërmadh vital dukej sikur pulsonte energji, përcillte një ndjenjë të çuditëshme të pakuptueshme, entuziazmi vetëbesues ndër shqiptarë, një optimizëm jetësor. Një përshtypje e papërsëritëshme nga ai shesh energjitik, një planifikim i pashoq. Tashmë, Katror- sheshi, i ka prerë arteriet sheshit dhe qytetit. Aty fillonte lëvizja, e tash, aty mbaron lëvizja. Aty shte qendër qyteti, u kthye në fund qyteti. Përse sheshi të mos merrte një çmim ndërkombëtar?

2

Më tej dy silueta tejet elegante, minareja e xhamisë së Etëhem Beut dhe Kulla e Sahatit, të lira për tu parë në hapsirën e tejdukëshme deri në sfondin e Dajtit.

Alienët, ndërtuesit, qenë të pa kënaqur me Kullën e Sahatit që në të katër faqet e saj tregon një fushë sahati, vendosën që ajo të tregonte vetëm një fushë. Për këtë së bashku me qeveritarë, vulosën t’a shkatërronin atë peisazh lirik të papërsëritshëm, më tipikun e Tiranës, ta veçonin kullën e sahatit nga Dajti, t’ia mbulonin shpinën me një ndërtesë madhoshe betoni e tullash dhe ta kllaposin kullën e sahatit në qoshen e ndërtesës, për t’ia shterrur plotësisht ajrin, ngushtuar hapsirën, qiellin dhe zhdukur elegancën, sahatit dhe krejt qendrës së qytetit. Nuk ka Bashki në botë dhe popull që do ta kishte lejuar një rrënim të tillë, një masakër të tillë hapsinore. Ajo leje ndërtimi duhet të hidhet pa tjetër në gjyq nga qytetarët e Tiranës, nga Aleanca për Teatrin, dhe nga të tjerë së bashku, për peisazhin që iu kanë vjedhur qytetarëve nga galeria naytyrore madhështore, për t’u tërhequr menjëherë leja për atë ndërtim banal asfiksues të peisazhit. Që shqiptarët të mos dhunohen kaq keq duhet ta demonstrojnë, të ndalojnë me çdo kusht ai ndërtim. A nuk u shkatërrua në lugomare një pallat i tërë, që i kushtoi shtetit një dëm prej 15 miljon eurosh, për një leje ndërtimi idiote dhe plot ndërtesa të tjera për të liruar pamjen? E do lejohet që të shkatërrohet pa kthim peisazhi i mesit të Tiranës?

3

Një parandjenjë e çuditëshme, të shtyn të zgjatesh deri në shpinë të ndërtesave të ministrive dhe aty të sodisësh Teatrin Kombëtar. Ah , jo nuk është më, vetëm rrënoja, dhe në vend të soditjes, tronditje!

“Alienët”, qeveritarët menduan me plot të drejtë se qytetit i duhet një teatër modern, e kush nuk e do? Do t’a priste krahëhapur bulevardi i ri tek “treni”, që do ishte qendra e re, e shekullit të ri. Aty do niste të ndërtohej Bashkia e qytetit e do gëlonte e reja. Por jo. Një ditë të mirë, qeveritarët dhe ndërtuesit, që kanë eskavatorë shkatërrues dhe vullnetin për të liruar troje ndërtimore me vlerë të lartë fitimi, për t’i kulla-pushtuar, si për çudi u gjendën përballë njëri tjetrit në të njëjtin moment, në sheshin pas ndërtesave të ministrive. Përballë një emër i madh, Teatri Kombëtar. Është i rrënuar thanë, duhet shëmbur. Në të vërtetë qe disi i rrënuar. Njëzet vjet përpjekje u bënë që ta prishin, njëzet vjet përpjekje u bënë për ta ruajtur dhe rikonstruktuar. Iu vardisën, e shembën. Shqetësim në tërë shqiptarët në trojet shqiptare e kudo nëpër botë, nuk qe shqetësim për ata që e shëmbën atë ndërtesë primitive me “tallash” dhe kanë në mëndje vepra të mëdha arti.

Dhjetra vite prapa në kohë. Në planin madhor të ndërtimit të Kryeqytetit të subvencionuar nga shteti shqiptar para vitit 1939, nis e zhvillohet qendra e qytetit me monumentalitet absolut, të gjitha ndërtesa shtetërore me një gjuhë. Qytetit i duhej, një teatër, një kinema, dhe një bibliotekë, po kjo ndërtesë nuk mund të kishte austeritetin e ndërtesave shtetërore. Duhet të ishte me frymëmarrje të lirë si vetë arti modern që do vinte pas, e pranuar dhe si një zgjedhje eklektike për të krijuar larmi, por ama do vendosej modestisht në skaj të ndërtesave të ministrive, pa e dhunuar kompleksin dhe në asnjë mënyrë më lart se ato.

E megjithatë, ishte teatri që do të imponohej. Sa herë qytetarët përshkonin rrugët e zhurmëshme të Tiranës, sapo hidhnin një hap në hapsirën ku ishte Teatri Kombëtar, befasoheshin nga ndërtesa e pazakontë, me një thjeshtësi të pa shoqe, pa asnjë zbukurim barok iluziv siç kishin rrotull ndërtesat tjera. Në ato faqe të paqta të ndërtesës u dukej se dhe zhurmat që përplaseshin shuheshin. Në anë, një reklamë për shfaqjen e një drame. Kalimi para teatrit, “nuk është i zakonshëm “shkruan një arkitekt,.. Po, ndihesh kaq mirë në atë shesh, askund nuk ndjehesh më i lirë në të gjithë Tiranën, ishte sheshi yt i pa uzurpuar nga askush. E veçanta është se, ndryshe nga çdo ndërtesë tjetër të ofronte ballin e saj vertikal, që dukej se çante përpara si bashi i një anieje që është gati për udhëtim dhe të ftonte në barkun e saj teatror që zgjërohej pas, të niseshe në zbulim të ndërgjegjeve dhe fateve njerëzore. Nuk qe një ndërtesë e ngulitur, po një konstruksion lëvizës, jo më kot ndërtesa, qe vlerësuar për prerje me elemente futuriste, esencialiste mund të themi. Asnjë teatër a faltore kudoqë ta kërkosh nuk e ka atë prerje. Nderim për arkitektin Berte, dhe për çfardo faktori tjetër që ka bërë të arrihej në atë sintezë unikale, që duhej mbrojtur si ujët e pakët. Ai ishte teatri yt, teatri i secilit.

Teatri modern, paraprojekti i arkitekti të famshëm danez Bjarke, mund të ishte për kudo tjetër po jo për aty ku ishte e ku duhet të jetë Teatri Kombëtar i ringritur. Në çdo rast projektuesi vetë duhet të ishte treguar i përgjegjshëm, nuk duhet të pranonte që të dhunonte një hapsirë historike specifike arkitekturale me elementet e tij uzurpues arkitekturor. E në fakt, paraprojekti i paraqitur, për t’a plandosur nesër si ndërtim mbi rrënojat rënkuese që nuk do pushonin kurr të Teatrit Kombëtar, në atë vend duket si një kuti teneqeje që e kanë goditur në mes, apo një parafabrikat betoni. Po të vihej aty, do linte përshtypjen e një vakum cleaner-i gjigand me një gojë të stërmadhe thithëse, kërcënueshëm, drejt të gjithë ndërtesave të qendrës karakteristike të qytetit. Në shesh nuk do kishte qetësi, do çirreshin pa prerë në mes tyre ndërtesat e qendrës historike me ndërtesën absurde uzurpuese të teatrit të ri. Në shpinë të teatrit dhe në hapsirën karakteristike më tej, në qendër të qytetit, është planifikuar të vërshejë një kulla-pushtim masiv që ta dezekuilibrojë e rrënojë përfundimisht qytetin. Mund të ishin ngritur tek “treni”, atje do të quhej një kulla-ndërtim, dhe qendra historike nuk do shkatërrohej.

Një grup aktorësh e qytetarësh e ruajtën me zell të paparë teatrin për dy vjet e gjysëm për të mos lejuar t’a shembnin dhe kanë shprehur argumente pa fund, -Të ruhej për kujtesën historike, si homazh ndaj aktorëve të mëdhenj të skenës shqiptare, për shfaqjet e pafundme të dramaturgjisë vendase dhe botërore që aty janë dhënë. Si një teatër funksional dhe muze vital. Për unicitetin arkitekturor të tij. Të ruhej sepse nga të gjitha sallat teatrore që ka në Shqipëri, është e vetmja që ofron një lloj magjie prej komunikimit spektator-skenë, dhe që akustika, sistemi i ndriçimit dhe elementet e tjera skenike funksionojnë në mënyrë perfekte, informon një skenarist i teatrit. Një tjetër shprehet, mjafton të shikosh se çfarë dimensioni ka hambari skenik dhe e kupton se sa profesionistë kanë qenë ata që e kanë krijuar. Me një rikonstruksion që mund të bëhet, arrihet në një teatër ndër më të mirët në Ballkan, shprehej arkitekti i nderuar. Një tjetër e quante një margaritar që e kemi në mes të Tiranës.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar, kurdo që u quajt i tillë, ishte dëshmi se shqiptarët menjëherë pas rindërtimit të shtetit Shqiptar, në v. 1938 projektuan dhe do të inauguronin në maj të v. 1939, një teatër, kinema dhe një qendër kulturore, aty qe vendosur dhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Aty pati shfaqje filarmonie.. Shëmbja e ndërtesës zhduk monumentin material dëshmues të këtij momenti të rrallë historik për shqiptarët, për atë që i intereson kjo, dhe do të kuptojë. Një teatër ri sot, sado modern kuptohet se do kishte moshën e pelenave dhe kjo do ta shtynte dëshminë materiale teatrore të Tiranës dhe vendit me dhjetra vite më vonë. Teatri Kombëtar mund, duhet, dhe do të rindërtohet dhe për këtë ka vullnet edhe fonde. Shqiptarët nuk mund të mos kujtojnë me dhimbje se aty, në atë skenë është zhvilluar dhe drama më e rëndë reale, terrori i pashembullt me gjyqet e vitit 1945, për spastrimin e kundërshtarëve politikë. Dhe do shëmbeshin ato mure që panë kaq shumë drama? Për njëmijë vlera historie arti, për vlerat arkitekturore të pa përsëritëshme, për kujtesën historike, teatri nuk duhej kurr të shëmbej. E për të gjitha këto teatri duhet pa tjetër të rikonsturktohet.

Pas disa vitesh disa kalimtarë të huaj, mund të ndodhë që të pyesin ndonjë të moshuar që edhe i ngatërronte kohërat, se çfarë kishte pas pas ndodhur me teatrin që e kishin pas shëmbur njëherë? Ai ndoshta mund të përgjigjej: me sa mbaj mënd unë, kan qenë avionë që e bombarduan gjatë luftës së dytë Botërore.

Previous Post

Do të nisej për dialogun në Kosovë, Tirana nuk lejon fluturimin e Lajçak

Next Post

Lajm i mirë nga Britania e Madhe, shënohet rënie drastike e vik timave në 24 orët e fundit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lajm i mirë nga Britania e Madhe, shënohet rënie drastike e vik timave në 24 orët e fundit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.