Shtohen rastet e reja me Covid-19, e moshuara nga Patosi u infektua në QSUT, nusja e djalit rezultoi…
Një 70 vjeçare e cila ka qenë për kimioterapi në QSUT në Tiranë, nga fshati Dukas në Patos është rasti i ri i infektuar, përgjigja për të cilën ka dalë në 24 orët e fundit.
Mësohet se nusja e djalit të saj, e cila e ka shoqëruar dhe ka pasur kontakt të afërt me të moshuarën i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative.
Ndërsa priten përgjigjet për 7 anëtaret e tjerë të familjes me të cilët ajo ka pasur kontakt pas kthimit nga Tirana në Patos.
Shifrat e rasteve të reja të të infektuarve ditët e fundit janë rritur dhe vatra kryesore e infektimit ka qenë pikërisht Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.



















