Ndërron jetë një pacient i shtruar te Infektivi.
Lajmi konfirmohet nga ISHP e cila referuar burimeve nga spitali, bëri me dije se vi ktima është një 59 vjeçar nga Lushnja, i prekur nga covid por që vuante edhe nga një sëmundje tjetër.
Ndërkaq, janë 44 raste te reja me Covid në 24 orët e fundit, nga të cilët,22 në Tiranë, 6 Krujë, 4 Durrës, 4 në Kamëz 4 në Shkodër, 2 Lushnje, 1 Vlorë, 1 Elbasan
9 prej të të infektuarve janë personel shëndetësor.



















