Në burgjet e vendit janë identifikuar 18 persona pozitivë me Covid-19.
Vetëm 3 prej tyre janë aktivë për momentin, njëri prej të cilëve i shtruar në spitalin e burgut, pasi ka edhe sëmundje shoqëruese.
Rasti i parë që u identifikua në burgun 313 ishte një i dënuar italian, i cili më pas ia ngjiti edhe disa të burgosurve të tjerë. Sot në vendin tonë u identifikuan 4 raste të reja në rang vendi, duke e cuar në 876 numri në total të të prekurve.
Nga të dënuarit që përfituan nga Akti Normativ leje të veçantë 3-mujore, 3 prej tyre janë riarrestuar. Dy prej tyre për dhunë në familje dhe një tjetër për shkak se ka shkelur rregullat e karantinimit.



















