• Latest
  • Trending
  • All

Greqia në betejën ndaj COVID-19 dhe shqiptarët në shtetin helen

08/05/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Greqia në betejën ndaj COVID-19 dhe shqiptarët në shtetin helen

08/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Diaspora, Lajme, Rajoni

Doktor Vasil Llajo, mjek shqiptar anestezist- reanimator në Athinë, flet për betejën e shtetit helen ndaj pandemisë dhe impaktin që virusi pati te shqiptarët.

Në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19, Vasil Llajo ka në pronësi Laboratorin Intermedica dhe dhuroi për Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) 4500 (katër mijë e pesëqind) tuba të tipit Falcon, sterile një e nga një, free RNA&DNA, prodhim i kompanisë gjermane Greiner….

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

SITUATA NË SHTETIN GREK

Sipas doktor Vasil Llajos mjekut shqiptar anestezist- reanimator që punon në Athinë në intervistën e dhënë për gazetën “Dielli”, pacienti i parë në Greqi, ose pacienti zero, u detektua në datën 26 shkurt në qytetin e Selanikut. Prej asaj dite u shtri pothuaj në gjithë territorin e saj. Shumica e rasteve të para të shënuara mendohet se kanë lidhje me personat që kishin udhëtuar në Itali dhe me pak me një grup udhëtarësh në Egjypt dhe Israel. Duke ndjerë rrezikun e përhapjes së shpejtë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit publik shpallen si masë të parë anullimin e festimeve të karnavaleve dt.27 shkurt në qytete të ndryshme. Deri në dt.10 Mars ishin regjistruar 89 raste me Covid -19. Në dt. 10-11 Mars u njoftua mbyllja e fluturimeve ajrore ndërkombëtare për qytetaret duke lënë vetëm pak linja ajrore për riatdhesim ose shërbime shtetërore të domosdoshme. Në dt.12 Mars u njoftua vdekja e parë. Atëherë u vendos mbyllja e shkollave në të gjitha nivelet dhe në dt.13 Mars u shpall mbyllja e shumë aktiviteteve, pra “lockdoun “. U mbyllën kështu të gjitha kafenet, baret, qendrat tregëtare, muzeumet, restorantet, qendrat sportive dhe të atletikës, palestrat e stërvitjeve, qendrat e gjimnastikës personale etj. Më 16 Mars u vendos dhe ndërprerja e aktiviteteve dhe shërbesave fetare. Mbeten të hapura vetëm dyqanet e bukës, supermarket, farmacitë, qendrat diagnostikuese dhe disa shërbime të tjera. U vendosën masa të rrepta kufizuese në qarkullimin e njerëzve dhe të mjeteve të qarkullimit publik ose privat. Marrja e masave kufizuese shumë herët, më shpejt se vendet e tjera të komunitetit europian mendohet se është një nga arsyet e resultateve të arritura në përballimin e pandemisë, duke e futur Greqinë në vendet “model” duke marrë vlerësime mjaft pozitive nga opinioni europian dhe më gjërë. Në dt.19 Mars qeveria greke shpalli dhëniën e një pakete ndihmëse financiare për përballimin e situatës prej 10 billion euro. Deri në dt. 23 Prill numri i rasteve ishte në rritje me një kurbë “crescendo”. Pas kësaj datë kjo kurbe u horizontalizua dhe nga fundi i Prillit, rreth dt.28-29, filloi rënia e saj. Deri me dt.3 Maj u shënuan 2.626 raste të prekura nga Covid -19. Numri i vdekjeve arriti në 144, mbi 55 % ishin meshkuj dhe mosha mesatare 74 vjeç. Shumica e tyre i takonte pacientëve me risk të lartë, pra ata që kishin sëmundje kronike të mëparshme. Duke parë se numri i rasteve të reja në ditët e para të muajit Maj ishte në rënie dhe shumë i vogël, Qeveria Greke vendosi lehtësimin e masave shtrënguese. Kështu duke filluar nga dt. 4 Maj hiqet kufizimi i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mjeteve të qarkullimit publik dhe privat.

SI PARAQITET E ARDHMJA NË GREQI

Do lejohet hapja e disa aktiviteteve ku shërbehet me kritere të caktuara për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe rrezikun e përhapjes së virusit. Nuk lejohet akoma hapja e hoteleve dhe aktiviteteve turistike. Turizmi, si një degë kruciale e ekonomisë greke ka pësuar një goditje sinjifikative që do të dojë muaj të rikthehet në gjendjën e mëparshme. Në dt. 11 Maj do hapin aktivitetin e tyre dhe restorantet, baret etj por në ambientet e jashtme ose “take aëay”. Mendohet mbas dt. 15 qershor të fillojë hapja e hoteleve turistike. Theksohet vazhdimisht ruajtja e masave kundër rrezikut të përhapjes si mbajtja e distancës fizike mbi 2 m, mbajtja e maskave në ambjente të shërbimeve apo transporteve publike, supermarket dhe kudo që presupozohet prezenca e mbi 4-5 vetave. Parashikohet një ecuri e mirë e kurbës së të prekurve duke ngelur në shifrat e sotme ose ndoshta me një rritje të lehtë pas heqjes së masave kufizuese, por me shpresën e rënies në ditët në vazhdim.

SHQIPTARËT NË GREQI

Shqiptarët në Greqi janë pjesë integrale e shoqërisë greke dhe si të tillë i janë nënshtruar në mënyre ekuivalente masave të marra. Janë ndërgjegjesuar se marrja dhe respektimi i masave shtrënguese është pjesë e interesit publik për mbrojtjen e njerëzve. Ata kanë përfituar nga masat e ndihmës ekonomike të shpallura nga qeveria si çdo qytetar tjetër.

KËSHILLA PËR LEXUESIT E DIELLIT

Unë si mjek do të këshilloja të jemi akoma të kujdesshëm me këtë lloj pandemie, pavarësisht ritmit gradual në rënie të kurbës së infektimeve. Nuk duhet të neglizhojmë akoma kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve. Të vazhdojmë të respektojmë akoma regullat e higjienës personale, të distancimit fizik dhe mbajtjes së maskës në fytyrë sipas kritereve të vendosura nga organet e shërbimit publik shëndetësor. Virusi qarkullon dhe do vazhdojë të qarkullojë ndoshta për shumë kohë. Akoma nuk ka të dhëna të plota për këtë kohë. Flitet për muaj ndoshta dhe vite. Por skenarët do të jenë optimistë me zbulimin e vaksinës. Mund të themi se shenjat e para të optimizmit duken me përdorimin për qëllime terapeutike të medikamentit Remdesivir. Opinioni mbarë ndërkombëtar është duke ndërtuar strategjitë e nevojshme për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së këtij virusi. Me optimizëm po ju them se të gjithë bashkë në unitet do ta kalojmë dhe këtë provë të vështirë.

HUMANIZMI I DOKTOR VASIL LLAJO

Në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga pandemia Covid-19, Vasil Llajo ka në pronësi Laboratorin Intermedica dhe dhuroi për Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) 4500 (katër mijë e pesëqind) tuba të tipit Falcon, sterile një e nga një, free RNA&DNA, prodhim i kompanisë gjermane Greiner. Ky ishte një ndihmë simbolike sipas doktor Vasil Llajos në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj mjekeve dhe personelit tjetër mjekësor që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës ndaj virusit SARS CoV-2 në Shqipëri. Doktor Vasil Llajo ka punuar deri në viti 1992 si mjek Anestezist-Reanimator pranë klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” Tiranë dhe më pas nga 1993 u zhvendos në Greqi dhe mbrojti Diplomën e Mjekut dhe filloi punë si Anestezist në Spitalin “ KAT” Athinë. Në vitin 1995 rikthehet në Tiranë duke hapur Qendrën e parë private diagnostikuese, ku përfshihet dhe laboratori Intermedica. Në vitin 2010 doktor Vasil Llajo hapi Laboratorin mjekësor në Prishtinë – Kosovë të quajtur “Tirana Lab” ndërsa nga vitin 2016 ka hapur në Athinë një qendër diagnostikuese “Premium Lab”.

Previous Post

Shtimi i zonave të gjelbërta, hapja e bizneseve dhe të riatdhesuarit; ja rregullat e reja nga data 11 Maj

Next Post

Njohja e pavarësisë së Kosovës, Vuçiç: Unë nuk mundem, serbët le të zgjedhin një president tjetër

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Njohja e pavarësisë së Kosovës, Vuçiç: Unë nuk mundem, serbët le të zgjedhin një president tjetër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.