• Latest
  • Trending
  • All

Kurti: Deputetët t’i lënë mënjanë kalkulimet politike, të ndërmarrin hapa për të mirën e qytetarëve në këtë kohë pandemie

04/05/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kurti: Deputetët t’i lënë mënjanë kalkulimet politike, të ndërmarrin hapa për të mirën e qytetarëve në këtë kohë pandemie

04/05/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e mirëpret konstatimin e Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi deri tani nuk ka krijuar baza të nevojshme ligjore për marrjen e masave të tjera të domosdoshme për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes COVID-19.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo ka rezultuar drejtpërsëdrejti nga refuzimi i deputetëve të partnerit të koalicionit dhe të partive në opozitë për të proceduar projektligjin e propozuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Pengimi i punës së Kuvendit nga ana e këtyre deputetëve, ka vështirësuar dukshëm punën e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në këtë mënyrë, ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës. Duke iu bashkuar vërejtjes së Gjykatës Kushtetuese, Qeveria iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie”, shkruan Kurti.

Lexoni të plotë postimin e Kurtit:

“Mbi kushtetutshmërinë e mbrojtjes së jetës së qytetarëve

Më 14 prill, Ministria e Shëndetësisë nxori 38 vendime për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Pas shqyrtimit të disa prej këtyre vendimeve, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, të paktën në substancë, kanë qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke përfshirë: ndalimin e qarkullimit jashtë orarit të lejuar 90-minutësh; ndalimin e qarkullimit përveç për nevoja apo punë esenciale; ndalimin e hyrje-daljes nga komuna të caktuara; ndalimin e qarkullimit me automjete përveç me leje të veçanta apo raste urgjente shëndetësore; ndalimin e grumbullimit të dy apo më shumë personave; dhe detyrimin për të mbuluar hundën dhe gojën gjatë qarkullimit jashtë shtëpisë apo banesës.

Këto kufizime, ndonëse sfiduese për të gjithë ne, kanë qenë edhe të domosdoshme për të siguruar uljen dramatike të numrit të rasteve aktive të COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Me aktgjykimin e Gjykatës, tani kemi edhe konfirmimin autoritativ dhe përfundimtar që ato kanë qenë jo vetëm të domosdoshme në aspektin shëndetësor, por edhe plotësisht të justifikuara në aspektin kushtetues.

Bashkë me këtë konfirmim historik, Gjykata ka ofruar dy sqarime të dobishme. Së pari, Gjykata ka konstatuar se një vendim i mëhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë nuk duhej të përdorte togëfjalëshin ‘zonë karantine’ për të caktuar ndalimin e hyrje-daljes nga Komuna e Prizrenit. Mirëpo, siç u cek më lart, substancën e shpalljes së Komunës së Prizrenit si “zonë karantinë”, d.m.th. ndalimin e hyrje-daljes nga ajo komunë, Gjykata e ka konsideruar në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Së dyti, Gjykata ka konstatuar se gjobitja e personave fizikë dhe juridikë për shkeljen e masave për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, nuk mund të bëhet pa u bazuar në një ligj të Kuvendit apo akt të një Kuvendi të Komunës.

Në fakt, pikërisht për këtë arsye, skema e gjobave të parashikuara me Vendimet e Ministrisë, është kopjuar dhe bartur drejtpërdrejt nga neni 53 i Ligjit Nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse. Për të ndihmuar Gjykatën që të kuptonte më qartë këtë bazë ligjore, ndoshta është dashur që Vendimet e Ministrisë ta citonin këtë dispozitë drejtpërdrejt në pikën e kontestuar të Vendimeve, e jo vetëm në pjesën hyrëse të tyre, ashtu siç është praktika e zakonshme.

Këto sqarime tekniko-gjuhësore, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i marrë parasysh në hartimin e vendimeve të ardhshme, jo vetëm në kuadër të betejës kundër COVID-19, por edhe në fusha të tjera. Po ashtu, Qeveria e mirëpret konstatimin e Gjykatës që Kuvendi deri tani nuk ka krijuar baza të nevojshme ligjore për marrjen e masave të tjera të domosdoshme për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes COVID-19.

Kjo ka rezultuar drejtpërsëdrejti nga refuzimi i deputetëve të partnerit tonë të koalicionit dhe të partive në opozitë për të proceduar projektligjin e propozuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me këtë çështje. Pengimi i punës së Kuvendit nga ana e këtyre deputetëve, ka vështirësuar dukshëm punën e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në këtë mënyrë, ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës.

Duke iu bashkuar vërejtjes së Gjykatës Kushtetuese, Qeveria iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie’

Previous Post

Frika e guvernatorit të Nju Jorkut: Mund të kthehemi si më parë

Next Post

Pasojat e coronavirusit, martohen pa prezencën e dasmorëve – dyshja e transmetojnë ceremoninë ‘live’ në Facebook

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Pasojat e coronavirusit, martohen pa prezencën e dasmorëve – dyshja e transmetojnë ceremoninë ‘live’ në Facebook

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.