Qeveria e Kosovës ka akorduar një fond prej 500 mijë euro për tri komunat shqiptare në territorin e Serbisë.
Mbështetja financiare që do të përdoren për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia do të shkojë për Komunën e Preshevës, Komunën e Bujanovcit dhe Komunën e Medvegjës.
Vendimi është marrë nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe detyrohet Ministria e Financave për sigurimin e këtyre mjeteve, përmes Ndarjeve Buxhetore të Buxhetit të Kosovës.
Numri i të prekurve deri tani nga coronavirus në Serbi ka arritur në mbi 7 mijë persona, ku përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në total 3 mijë e 266 persona janë të shtruar në spital kurse mbi 1 mijë të tjerë janë të shëruar.
Në total janë testuar mbi 48 mijë persona. Sa i takon numrit të viktimave deri tani janë shënuar 134 persona të vdekur.



















