Jemeni konfirmoi edhe rastin e parë me koronavirus, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të tmerrshme për shkak të luftës.
Edhe pse bota është gjunjëzuar nga pandemia koronavirus, lufta në këtë shtet tashmë të shkatërruar, duket se nuk ka ndërmend të ndalet.Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Sauditët deklaroi një armëpushim të njëanshëm, për shkak të kërcënimit koronavirus që tashmë do rëndojë edhe mbi kombin e shkatërruar nga lufta.
Vendi po përballet edhe me një krizë të tmerrshme urie dhe kjo e bën edhe më dramatike situatën.Koronavirusi mund ta zhdukë këtë komb, por sigurisht vëmendja e botës nuk është aty.
Njerëzit janë “kufoma” që marrin frymë, pasi ata po vdesin urie dhe pamjet e mëposhtme e tregojnë më së miri vuajtjen e popullit të Jemenit, që kjo pandemi e rrezikon më shumë së çdokush tjetër.



















