“Masat e marra deri tani kanë pasur sukses; shpërthimi epidemik është aktualisht nën kontroll” deklaroi ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn.
Për të parën herë në Gjermani, çdo i sëmurë i prekur nga koronavirusi infekton mesatarisht më pak se një person sipas të dhënavë të Institutit prestigjoz Rober Koch.Dy ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi për planet e lehtësimit të masave të izolimit në Gjermani.



















