• Latest
  • Trending
  • All

Mëmësia, pitja me mollë dhe dy ministrat Nga Veton Surroi

16/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mëmësia, pitja me mollë dhe dy ministrat Nga Veton Surroi

16/04/2020
in Aktualitet

Si do të dukej Qeveria e re me ministër Infrastrukture nga AAK-ja dhe Arsimi nga NISMA?

1.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Po t’i jepej e drejta e nominimit të mandatarit dhe po të merrte përkrahje të mjaftueshme në Kuvend, LDK-ja do të krijonte në ditët në vijim një Qeveri të re me këto objektiva kryesore: përballjen e menjëhershme me pandeminë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e kësaj pandemie, përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohje reciproke, si dhe krahas këtyre objektivave edhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Në Amerikë një formulimi të këtillë i thonë në të folmen politike “motherhood and apple pie” (“mëmësi dhe pite me mollë”), pra diçka që është jo vetëm e pranueshme nga të gjithë, por edhe e dëshiruar nga të gjithë. I bie, pra, që jo vetëm LDK-ja, por cilado parti që do të kërkonte formimin e një Qeverie të re, do të thoshte se do të kishte përparësi në këto detyra.

Synimi i kryetarit të LDK-së është që këto detyra të përmbushen nga një Qeveri koalicioni së bashku me AAK-në, NISMËN dhe partitë e minoriteteve. Dhe, meqë deri në fund të janarit të këtij viti partitë me të cilat LDK-ja synon të krijojë Qeverinë e re kanë qenë në pushtet, lehtësohet shpalosja e dy modeleve qeverisëse të partnerëve të dëshiruar për ardhmëri, nga perspektiva e dy ministrive dhe dy ministrave.

2.

Ta marrim arsimin. Këtë dikaster e ka administruar NISMA prej vitit 2017 deri në fund të janarit 2020. Kjo formë e administrimit është njohur në opinion publik për dy gjëra (të mëdha): punësimin e militantëve dhe dështimin në testin PISA. Do të ishte e padrejtë që për të gjitha të akuzohet vetëm kjo parti, ngase partitë paraardhëse nuk shkëlqyen; një ministër i PDK-së u shqua që në ditët e para të pushtetit. U sajua një tender për kompjutera, me të cilin do të vidheshin disa dhjetëra milionë euro.

Përballë një modeli të këtillë të administrimit është ai i ministres së LDK-së, Hykmete Bajrami. Brenda tridhjetë ditësh nga shpërthimi i COVID-19 në vend, ajo dhe dy zëvendësministrat e saj me stafin profesional vendosën model të ri të mësimit në distancë. Prej dje shkuan një hap më larg, vendosën mësim në distancë për fëmijët e moshës parashkollore, një hap i jashtëzakonshëm dhe besoj i paprecedentë në regjion.

Tash hyjmë në një zonë surreale: LDK-ja do që Qeveria në të cilën administron arsimin, Hykmete Bajrami të zëvendësohet me një tjetër ku do të jetë NISMA, në mënyrë që të luftohen COVID-19 dhe krimi e korrupsioni? Vërtet?

Apo, shembullin tjetër, që për nga dimensioni i parasë ishte më eklatant. Ta marrim infrastrukturën. Këtë dikaster e administroi AAK-ja deri në janar të këtij viti. Prej shkurtit të këtij viti e mori Lumir Abdixhiku i LDK-së, i cili për më pak se tridhjetë ditë ia shpëtoi vendit së paku 150 milionë euro në kontrata të dëmshme, 50 milionë për disa mbikalime në autostradën e Shkupit dhe një tender 110 milionësh të hapur në tranzicion qeveritar (të ish-Qeverisë në detyrë) për autostradën e Gjilanit. Lista e dëmeve shkon më gjatë, përfshirë atë të Autostradës së supozuar të Dukagjinit, që do t’ia shpenzonte vendit një miliard euro.

Atëherë, do formuar një Qeveri të re për t’i luftuar krimin e korrupsionin me futjen brenda të AAK-së në mënyrë që të largohet Qeveria, në të cilën ministër i Infrastrukturës është Lumir Abdixhiku?

3.

Natyrisht, do të mund të argumentohej se Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku do të vazhdonin edhe në Qeverinë e re. Po ashtu, se AAK-ja dhe Nisma do ta ndryshonin sjelljen në një Qeveri të udhëhequr prej LDK-së.

Por, është vështirë e kuptueshme se si AAK-ja dhe NISMA do të duhej, pas vetëm gjashtëdhjetë ditësh qëndrimi në opozitë, të tregonin (a kuptonin) se duhet formë tjetër qeverisjeje. Aq më shumë kur me rrëzim të kësaj qeverie del që AAK-ja dhe NISMA kanë pasur të drejtë, andaj edhe duhet të kthehen në Qeveri e qeverisje.

Shkurt, vështirë të shihet se si ideja e udhëheqjes së LDK-së mund të sjellë një vlerë të shtuar. Në luftë kundër COVID-19, çfarëdo qeverie e re nuk ka çka të bëjë tjetër pos t’i kufizojë lëvizjet e qytetarëve. Një qeveri e re nuk do të prodhojë ekspres-epidemiologë dhe ekspres-mikrobiologë dhe të hapë tre laboratorë të mikrobiologjisë molekulare. Gjëja e fundit që duhej lejuar është që lufta politike të bartet tek institucionet shëndetësore: gjendja e mjerueshme e tyre është produkt i ndërhyrjes së politikës, e krimit dhe korrupsionit të organizuar prej tij.

Dhe, nuk është se një koalicion i ri qeverisës do të sjellë risi në rimëkëmbje ekonomike. LDK-ja e pati shansin të japë mendime për rimëkëmbjen. Kur të kalojë pandemia do të japë ide për rimëkëmbje së bashku me AAK-në dhe NISMËN, që janë sinonim i rrënimit ekonomik?

4.

Mbetet edhe një argument për Qeveri të re, ai i “përmbylljes së dialogut me Serbinë me njohje reciproke”. Një detyrë e këtillë për një Qeveri që arnohet me të shpejtë mund të jetë e kuptueshme vetëm nëse sajuesit e saj besojnë që ekziston një marrëveshje tashmë e përgatitur nga Thaçi-Vuçiq, dhe vetëm nevojitet pëlqimi i një Qeverie, çfarëdo qeverie kosovare, për ta bërë të pranueshme.

Por, as ky shpjegim nuk është bindës. Një, ngase nuk ekziston arsye pse Qeveria a qeveritë kosovare të shërbejnë si mbulesë për tregtitë që ka mundur t’i bëjë Hashim Thaçi. Dy, ngase një proces negociator me Serbinë duhet të ketë si parakusht unitetin transatlantik (SHBA-BE) dhe unitetin e brendshëm të forcave kosovare. Ideja se një Qeveri, cilado të jetë ajo, do ta përmbyllë dialogun është e gabueshme që në start; këtë mund ta bëjë vetëm konsensusi i brendshëm kosovar.

5.

Për t’i bërë të gjitha ato që synon – luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, luftën kundër krimit e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë nëpërmjet njohjes reciproke – LDK-ja ka një rrugë më të mirë e të sigurt. Që, kur të kalojë faza e parë e pandemisë, të kërkojë që të dilet në zgjedhje të parakohshme dhe të shpjegojë se si do ta bëjë çdonjërën prej këtyre detyrave. Ka edhe si ta bëjë pa premtime boshe; këtë e dëshmuan ministrat Bajrami dhe Abdixhiku dhe të tjerët si ata që demonstruan një cilësi të re qeverisjeje.

Burimi: koha.net

Previous Post

Greqia në krizë, kërkon 10 mijë shqiptarë për punë

Next Post

PAS 28 DITËSH NË NGUJIM LETËR DËRGUAR PJETËR ARBNORIT NË AMSHIM!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

PAS 28 DITËSH NË NGUJIM LETËR DËRGUAR PJETËR ARBNORIT NË AMSHIM!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.