• Latest
  • Trending
  • All

SHBA ndalon fondet për OBSH… Por çfarë do të thotë në të vërtetë kjo gjë?

15/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SHBA ndalon fondet për OBSH… Por çfarë do të thotë në të vërtetë kjo gjë?

15/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Bota, Dhe të tjerat, Lajme

Presidenti amerikan Donald Trump habiti udhëheqësit botërorë dhe ekspertët e shëndetit kur ai njoftoi se po ndalte fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

Ai fillimisht kërcënoi se do ta bënte këtë gjë javën e kaluar, duke akuzuar OBSH për keqmenaxhimin e përhapjes së koronavirusit dhe se nuk po vepronte aq shpejt sa për të hetuar virusin kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor 2019.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që është organizata mëmë e OBSH-së, e përshkroi pandeminë si të paparë në një deklaratë të Martën, dhe pranoi se do të nxirren mësime për shpërthime të mundshme në të ardhmen.

“Pasi të kemi kthyer përfundimisht faqe në këtë epidemi, do të ketë një kohë për të parë  mbrapa dhe për të kuptuar se si një sëmundje e tillë u shfaq dhe përhapi shkatërrimin e saj kaq shpejt në të gjithë globin, dhe si reaguan të gjithë ata që ishin të përfshirë ndaj krizës“, tha ai në deklaratë.

Por çfarë roli ka luajtur OBSH në pandeminë e koronavirusit dhe sa jetik është fondi i SHBA për të?

OBSH është një agjenci e OKB e themeluar në vitin 1948, vetëm disa vjet pasi u formua vetë OKB-ja. Agjensia u krijua për të koordinuar politikën ndërkombëtare shëndetësore, veçanërisht në lidhje me sëmundjet infektive.

Organizata përbëhet dhe drejtohet nga 194 shtete anëtare. Çdo anëtar zgjedh një delegacion të përbërë nga ekspertë dhe udhëheqës shëndetësorë për të përfaqësuar vendin në Asamblenë Botërore të Shëndetit, organin e vendimmarrjes.

Shtetet anëtare kontrollojnë drejtpërdrejt udhëheqjen dhe drejtimin e organizatës – kuvendi emëron drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, cakton axhendën dhe përparësitë e tij, rishikon dhe miraton buxhetet, dhe më shumë.

Në 70 vitet që nga themelimi, OBSH ka pasur pjesën e saj të sukseseve dhe kohët e fundit, ajo po i ndihmon vendet të luftojnë shpërthimin e etheve tropikale në Azinë Jugore dhe Juglindore, duke siguruar klinikat lokale dhe ministritë e shëndetësisë me trajnime, pajisje, ndihmë financiare dhe burime të komunitetit.

Por OBSH gjithashtu është përballur me kritika si të qënit tepër burokratik, i politizuar dhe i varur nga disa donatorë të mëdhenj.

Ku i merr paratë e veta?

OBSH financohet nga disa burime: organizata ndërkombëtare, donatorë privatë, shtetet anëtare dhe organizata e saj mëmë, OKB.

Secilit shtet anëtar është i detyruar të paguajë detyrimet për të qenë pjesë e organizatës; këto quhen “kontribute të vlerësuara” dhe llogariten në lidhje me pasurinë dhe popullsinë e secilit vend. Këto taksa përbëjnë vetëm një të katërtën e financimit të përgjithshëm të OBSH-së.

Pjesa tjetër vijnë nga “kontribute vullnetare”, domethënë dhurime nga shtetet anëtare ose partnerët. Nga të gjitha vendet, SH.B.A është deri tani dhuruesi më i madh; në ciklin e financimit dy-vjeçar të vitit 2018 deri në 2019, ajo dha 893 milion dollarë. Nga kjo total, 237 milion dollarë ishin detyrimet e kërkuara të anëtarësimit, dhe 656 milion dollarë ishin në formën e dhurimeve.

Donacionet e SH.B.A.-së përbëjnë 14.67% të të gjitha kontributeve vullnetare të dhëna globalisht. Donatori tjetër më i madh është fondacioni Bill dhe Melinda Gates, një organizatë private amerikane.

Vendi tjetër anëtar me kontributet më të mëdha është Mbretëria e Bashkuar, e cila pagoi 434.8 milion dollarë në taksa dhe donacione gjatë asaj periudhe të njëjtë kohore, e ndjekur nga Gjermania dhe Japonia.

Kina kontriboi afro 86 milion dollarë kontribute të vlerësuara dhe vullnetare në atë periudhë.

Pse ka rëndësi kjo?

Këtu është problemi: kritikët prej kohësh pohojnë se shtetet anëtare kanë nivele të ndryshme ndikimi në OBSH për shkak të aftësive të tyre politike dhe financiare.

Donatorët kryesorë si SH.B.A perceptohen nga disa si ndikim i madh, gjë që ka shkaktuar historikisht fërkime; gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij u larguan nga OBSH për disa vjet sepse ata menduan se SH.B.A. kishte shumë ndikim në organizatë.

Kohët e fundit, i njëjti skepticizëm ka ‘rrezikuar’ marrëdhëniet e OBSH me Kinën; kritikët kanë vënë në dyshim nëse OBSH është mjaftueshëm e pavarur, duke pasur parasysh pasurinë dhe fuqinë në rritje të Kinës. Ata tregojnë për lëvdimet e shumta të OBSH-së për përgjigjen e Kinës ndaj pandemisë koronavirus dhe faktit që Kina ka bllokuar me sukses Tajvanin për të fituar anëtarësim.

Tajvani është një ishull demokratik vetëqeverisës i cili asnjëherë nuk është qeverisur nga qeveria e Republikës Popullore, por pretendohet nga Pekini si pjesë e territorit të saj.

Trump dhe administrata e tij ndërkohë aluduan për rritjen e supozuar të kinezëve në lidhje me pandeminë të martën.

“Sikur OBSH të kishte bërë punën e saj për të futur ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për të vënë në dukje mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij me shumë pak vdekje“, tha Trump.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ishte më i paqartë, duke pretenduar se OBSH “nuk pranoi ta quante këtë një pandemi për një kohë jashtëzakonisht të gjatë sepse sinqerisht, Partia Komuniste Kineze nuk dëshironte që të ndodhte.”

OBSH u është përgjigjur këtyre akuzave duke i nxitur vendet anëtare të mos politizojnë pandeminë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të bashkohen dhe të luftojnë këtë armik të rrezikshëm,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë javën e kaluar./CNN

Previous Post

Një tjetër person humb jetën, 25 të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Next Post

Samiti i NATO/ Covid 19, një kërcënim serioz dhe sfidë serioze për Aleancën Euroatlantike

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Samiti i NATO/ Covid 19, një kërcënim serioz dhe sfidë serioze për Aleancën Euroatlantike

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.