Në Kosovë është shënuar sot viktima e 8-të nga coronavirusi. Bëhet fjalë për në 39-vjeçare, e cila mësohet se vuante dhe nga sëmundje të tjera.
“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.
Deri tani në Kosovë numërohen 362 persona të prekur nga COVID-19. Dje, pas zbulimit të 20 rasteve të reja në Prishtinë u vendos për futjen në karantinë të kryeqytetit, duke mos lejuar hyrje daljet.



















