• Latest
  • Trending
  • All

Zjarri i Kapshticës që dogji shumëçka dhe disa të vërteta për KKD

08/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zjarri i Kapshticës që dogji shumëçka dhe disa të vërteta për KKD

08/04/2020
in Aktualitet, Diaspora, Opinion

Petrit Kuçana

I kalonin caqet e turpit pamjet e transmetuara nga mediet shqiptare, ku një grup emigrantësh nuk lejoheshin të ktheheshin në shtetin e tyre.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Më kot mundoheshim të gjenim nëse kishte shembuj të ngjashëm diku nëpër botë. Më kot pritëm si media në diasporë, që të kishim një përgjigje nga institucionet e shtetit Shqiptar, konkretisht nga Ministria e Diasporës.

Ishin këto momente kur, orë pas ore, shpresohej që Ministri i Diasporës të thoshte fjalën e tij dhe institucionet që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë të ndërhynin. Asnjë nga këto nuk ndodhi, ndërkohë që i ftohti i acartë dukej se po i veniste dalëngadalë shpresat e këtyre emigrantëve për t’u kthyer në atdhe.

Nuk besohet të ketë mendje normale njerëzore, që mund të justifikonte çdo veprim arbitrar të autoriteteve për këtë sakrificë të pashembullt të këtyre shqiptarëve, që ishin zhveshur edhe prej të drejtës “për të patur një atdhe”. (Ju kujtohen remitancat?!.. Sa para vijnë nga diaspora. Çdo të ndodhte sikur …)

E mbase juristëve (të diasporës ose jo) nuk u duhej shumë punë për të konkluduar në shkeljet flagrante kushtetuese që u bëhej këtyre emigrantëve të mbetur pa atdhe. Ata vazhdonin të rezistonin në të ftohtin e acartë të Kapshticës, duke ndezur zjarre për të mposhtur sa të ftohtin, aq edhe linçimin që po u bëhej nga shteti amë.

A mund të thuhet se ishte ai zjarr i netëve të ftohta që përcëlloi dhe shkrumboi çdo buçimë tamtamesh, që u përcoll për vite me radhë, se tashmë emigrantët nuk do të ishin më jetimë, se tashmë ata kishin ministrinë e tyre dhe se Pandeli Majko ishte zgjidhja gjeniale?!.

A ishte ky zjarr i emigrantëve që bëri shkrumb e hi çdo ngrehinë institucionale, që para apo prapashtesë kishte fjalën diasporë, bëri shkrumb e hi çdo fjalim, imazh, kronikë nga ato të kuruara deri në detaj si mjet propagande, e deri tek të famshmet “Samitet e Diasporës”. Kushedi sa i mashtruar apo i tradhtuar është ndjerë çdo emigrant, teksa shihte këto zjarre në kufirin neutral, në vijën e gjelbër ku u thuhet “Ndal”. Ata nuk duhej t’i përkisnin asaj toke. A mund t’u gjindej atyre një atdhe tjetër? Ato pamje dukej sikur thoshin “na lini një copë atdhe”. Gjithsecili prej nesh mund të ishte aty.

II

Si media e Diasporës nuk mund të mjaftoheshim me heshtjen e pafund të institucioneve përgjegjëse, të mos-reagimit thuajse të askujt, pasi në Shqipërinë tonë të dashur janë me mijëra organizata që funksionojnë në mbrojtje të gjithçkaje, përveçse emigrantëve shqiptarë. Më kot rrekeshim të hamendësonim se pse Shqipëria zyrtare nuk vepron si Kosova, Maqedonia etj etj.?!.

Në listën e organizmave të Ministrisë së Diasporës ekziston edhe Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD), ku janë 15 anëtarë të përzgjedhur në mesin e emigrantëve, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, ku me shumicën prej tyre kemi qenë dhe mbetemi në kontakt të vazhdueshëm dhe kemi publikuar historitë e udhëtimit të tyre.

Të premten, më datën 03.04.2020, i dërguam një letër në të cilën kërkuam angazhimin e tyre për emigrantët që u ishte mohuar atdheu. Kjo letër pati një jehonë tejet të fuqishme edhe tek flasshqip.ca që drejtohet nga z.Taulant Dedja.

Në bazë të V.K.M Nr. 320 datë 15.05.2019, KKD-ja duhej të bënte diçka… 

Të hënën na erdhi përgjigja e tyre. U bëhej thirrje e autoriteteve shqiptare që të lejonin kthimin e këtyre emigrantëve dhe vetë-ofroheshin si KKD për të ndihmuar në këtë situatë.

Menjëherë pas kësaj deklarate u shfaq pas kaq kohësh Ministri Majko, që dha lajmin e madh se KKD-ja ka marrë përsipër të paguajë shpenzimet dy-javore të këtyre emigrantëve në një hotel në Shqipëri. Ndoshta janë të paktë ata që e dinin se çfarë është KKD-ja, pra Këshilli Koordinues i Diasporës, qoftë në Shqipëri apo në diasporë.  Duke qenë se anëtar i KKD-së është që një humanist shqiptar, filantop, biznesmen tejet i suksesshëm,  z.Lazim Destani, besohet si ai marrë përsipër në emër të KKD-së, të gjitha këto shpenzime.

Z. Destani është i njohur në diasporë, por edhe në Shqipëri si dhuruesi i simbolit që u vendos në sheshin “Shqiponja”, që u hoq…Zgjidhja u dha për këta mërgimtarë, që qëndruan për katër ditë e netë përballë egërsisë së natyrës e të shtetit të tyre.

KKD-ja u bë e para e lajmeve të ditës. Mbase pyetja se çfarë do të bënte KKD pa filantropin Destani mund të zëvendësohet se çfarë do të bënte Majko dhe shteti shqiptar? Deri kur ato zjarre emigrantësh do të rrinin të ndezur?

III

Mbase shumëkush do të hyjë dhe do të kërkojë për këtë KKD që hodhi në të dy gjunjët shtetin shqiptar. Besojmë që zgjidhja e kësaj çështje i angazhon akoma edhe më tepër anëtarët e KKD-së për disa çështje tepër të thekshme të diasporës, sidomos pas situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Në këto ditë të ftohta prilli kur duket se u shkrumbua çdo gjë e proklamuar për diasporën, mbetet domosdoshmëri për klasën politike shqiptare përfundimi i kalvarit të turpit, për qasjen që kanë ndaj diasporës. Mbetet domosdoshmëri e drejta e votës për diasporën, si çdo vend tjetër i rajonit dhe më gjerë.

Nuk besohet se do të kishte “baba kombi” që do të guxonte t’i trajtonte kështu “bijtë” e vet, nëse ata do kishin të kishin të drejtën e votës!.

Deri atëherë KKD-ja, diaspora në vetvete, duhet të gjejnë forma dhe mënyra për t’ua imponuar këtë vullnet vendimmarrësve të Tiranës.

Ndërkohë zjarre të tjerë të vegjël, të padukshëm, të pamediatizuar, janë ndezur kudo nëpër botë, nga emigrantët që kanë mbetur pa punë, e mbase pa asnjë të ardhur dhe sot, fatkeqësisht, duan të kthehen dhe u mbetet vetëm t’i luten Zotit për fatin e atyre.

Thua do të duket e padrejtë të pyetet Majko nëse ka ndonjë listë të tyre apo edhe sa kohë do të duhet të presin?…

Previous Post

Blerje masive, sikur e nesërmja të mos vijë. Panik i shtuar në kohë pandemie

Next Post

Vetëvritet 48-vjeçari në Poliçan, të afërmit: Ra në depresion pasi gruaja dhe fëmijët mbetën në Greqi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vetëvritet 48-vjeçari në Poliçan, të afërmit: Ra në depresion pasi gruaja dhe fëmijët mbetën në Greqi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.