Europa është në luftë me një armik të padukshëm, një luftë në të cilën udhëheqësit na thonë se duhet të luajmë të gjithë rolin tonë.
Megjithatë, edhe pse kemi të njëjtin armik në këtë betejë, deri tani duket se lufta po e përçan BE-në.
Po, BE-ja reagoi shumë ngadalë. Kjo është e kuptueshme, po ta mendosh. Coronavirusi ishte një urgjencë shëndetësore, së pari, që është jashtë kompetencave të BE-së.
Veç kësaj, është duke i prekur vendet me ritme të ndryshme. Kjo e bën të vështirë të japësh një qasje të centralizuar e në mënyrë uniforme. Madje, edhe SHBA-të po mundohen fort që t’i bëjnë ballë.
Por ajo që po i lë pa gjumë zyrtarët e Brukselit është përqendrimi i madh te elementi i solidaritetit.
Vendet të ndryshme kanë marrë masa të ndryshme. Belgjika qortoi Holandën për masat e buta, ndërkohë që Danimarka nuk di si të reagojë me veprimet e Suedisë.
Italia është e zemëruar për mungesën e ndihmës ekonomike, ndërkohë që të gjithë po bezdisen nga Orbani i Hungarisë.
Ajo që duhet ta shqetësojë BE-në më shumë tani është zemërimi në Itali e Spanjë, ku shumë prej njerëzve ndihen të braktisur nga blloku.
Kryeministri italian nuk i ka kursyer fjalët e ashpra: “Duhet t’i shmangim vendimet tragjike në Europë. Nëse Europa nuk tregon që mund t’i bëjë ballë kësaj detyre, i gjithë projekti i bllokut po humbet arsyen e të ekzistuarit para qytetarëve të vet”.
Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, bëri thirrje për ndërhyrje në një intervistë me korrespondenten e Euronews, Girogia Orlandi: “Kjo krizë botërore është përgjegjësi e madhe për BE-në. Jemi në një kohë kritike dhe na duhen masa të jashtëzakonshme, siç ndodh çdo herë që duhet të përballemi me sfida të paparashikuara”.
Janë kohë të vështira. Udhëheqësit po marrin zgjedhje të vështira. Dhe nëse ndihen se janë lënë pas dore, ata kanë për ta mbajtur mend këtë. Nëse BE-ja nuk e kryen detyrën, njerëzit do ta mbajnë mend. Prandaj ata këtu në Bruksel po rrezikojnë shumë. Kjo është një sfidën që nuk ua lë luksin e dështimit.



















