• Latest
  • Trending
  • All

Krimi po ndodh në Kapshticë

07/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Krimi po ndodh në Kapshticë

07/04/2020
in Aktualitet

Nga BESNIK MUSTAFAJ
Prej katër ditësh, pra, prej afro 100 orësh, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në zonën neutrale midis dy postave të kufirit, asaj të Greqisë dhe asaj të Shqipërisë, po zhvillohet një dramë e pashembullt qoftë për nga brutaliteti policor e qoftë për nga shëmtimi moral. Rreth gjashtëdhjet shqiptarëve të të gjitha moshave, siç është njoftuar me shqetësim të madh në media, qytetarë të Republikës tonë, bashkëkombasit tanë, në kthim nga emigracioni apo nga një udhëtim për arsye të tjera në Greqi, u është ndaluar hyrja në atdheun e tyre me urdhër të kryetarit fuqiplotë të qeverisë, Edi Ramës. Ata flenë jashtë, pavarësisht kohës së ftohtë, me shi e borë, nuk dihet si ia bëjnë për të ngrënë, a kanë ujë për të pirë, pa folur për nevojat e tyre të tjera bazike njerëzore dhe nuk u lejohet asnjë takim, madje as me gazetarët. Janë krejtësisht të braktisur.

Një veprim i tillë i Kryeministrit Rama është jo vetëm shoqërisht i pakuptueshëm, por edhe penalisht kriminal. Rrethanat, për shkak të gjendjes së shtetrrethimit, janë të tilla, sa askush nuk mund t’i ndihmojë ata hallexhin as thjesht nga ana humanitare, duke u dërguar ndonjë ndihmë me tesha sa për t’u ngrohur pak apo pak ushqim për të shtënë diçka në bark. Domethënë, diçka sa për të mbajtur gjallë frymën në këtë internim, që nuk dihet sa do të zgjasë. Aq më pak mund të bëhet fjalë për t’i çliruar, që të kthehen në shtëpinë e vet, qoftë kjo edhe karantinë. Opozita politike ka bërë disa deklarata e thirrje, që kanë rënë plotësisht në vesh të shurdhër. Mua më duket se ky është një nga ato raste ekstreme, që legjitimon edhe përdorimin e dhunës nga qytetarët për të çliruar bashkëkombasit e tyre, të dënuar pa gjyq dhe në mënyrën më cinike nga Edi Rama. E bëj këtë pohim me bindje të plotë, në mungesë të një zgjidhjeje të arsyeshme nga ata që e kanë për detyrë shtetërore t’u dalin në mbrojtje bashkëkombësve tanë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në preambulën e Kushtetutës së Republikës i caktohet qartë detyrimi shtetit shqiptar t’u dalë për zot me të gjitha rrethanat të gjithë shqiptarëve, pa asnjë përjashtim. Qeveria është ekzekutivi i këtij shteti. Pra, Edi Rama, në këtë rast po dhunon me sy hapur një nga detyrimet kryesore kushtetuese. Unë kështu e shoh këtë dramë jo vetëm me ndjeshmërinë time njerëzore, por edhe me vetëdijen e qytetarit të Republikës së Shqipërisë.

Kam pritur të dëgjoj më shumë zëra të strukturuar në denoncim publik të një faji të tillë nga Edi Rama. Në Shqipërinë ka shumë OJF, të cilat me letra e shpallin veten  në mbrojtje të të drejtave të njeriut, dhe janë të financuara nga fondet e BE-së për Shqipërinë apo grante të vendeve mike demokratike. Asnjë prej tyre nuk e ka çelur gojën. Por sidomos më dhemb heshtja e varrit e Komitetit të Helsinkit, njëri nga themeluesit e të cilit jam edhe unë vetë personalisht 30 vjet më parë, në dhjetor 1990. Për çfarë shërben ky Komiteti i sotëm Shqiptar i Helsinkit, që e ka katandisur veten në shtojcë të padenjë të Edi Ramës? Turp për të!

Unë uroj me zemër në dorë që këta bashkëkombas, të mbetur në tokën e askujt,  pa mundësi për t’u kthyer mbrapsht e sidomos pa mundësi për të vazhduar përpara, drejt shtëpisë së tyre, të dalin pa dëme fatale nga ky hall i madh. Unë nuk jam jurist. Por shpresoj se për këtë krim, Edi Ramës do t’i bëhet shpejt një gjyq i madh në kuptimin e vërtetë të fjalës. Lexova në shtypin francez këto ditë se sindikata e mjekëve në një rajon të Francës kishte paraqitur tashmë padinë penale për Kryeministrin francez me akuzë cilësinë jo sa duhet të përshtatshme të mjeteve mbrojtëse ndaj virusit Covid – 19 të përdorura nga mjekët. Pra, edhe në Francë janë në gjendje të jashtëzakonshme. Ama, vënia përpara përgjegjësisë penale e vetë kryetarit të qeverisë për moskryerje të detyrës shihet atje jo vetëm një e drejtë e pamohueshme dhe e patjetërsueshme për gjithsecilin, por është edhe tregues i vetëdijes qytetare, i kulturës demokratike.

Kjo që po bën Edi Rama është pakrahasimisht më e rëndë se akuza e mjekëve francezë për kryeministrin e tyre. Edi Rama nuk është aspak në pamundësi objektive për të vepruar në mbrojtje të atyre qytetarëve shqiptarë. Ai, me vetëdije të plotë, me një gjakftohtësi kriminale, po i torturon ata. Akuza ndaj tij do të jetë e thjeshtë: me veprimet dhe mosveprimet e tij, Edi Rama po dëmton shëndetin e tyre, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre. Të paktën vetë të dëmtuarit dhe familjet e tyre duhet ta çojnë në prokurori këtë padi një ditë të afërme. Shpresoj se do të gjenden shumë juristë, të ndjeshëm ndaj dhunës shtetërore, që po ushtron në këtë rast qeveria ndaj një grupi njerëzish të pafajshëm e të pambrojtur, për t’i ndihmuar ata në formulimin e akuzës dhe në paraqitjen e saj përpara drejtësisë. Shpresoj gjithashtu se do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë aq të ndershëm sa ta marrin seriozisht këtë padi. Falë kamerave të televizioneve, krimin e kemi përpara syve. Ai po ndodh në Kapshticë. Panorama

Previous Post

Britani/ Kryeministri Johnson përfundon në terapi intensive nga Covid 19

Next Post

Shkon në 383 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shkon në 383 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, vetëm 6 raste të reja

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.