Në Britaninë e Madhe, vdekjet në 24 orët e fundit janë ulur me 1/3-ën duke sjellë kështu shenja shprese. Në bazë të shifrave në ditën e fundit kanë humbur jetën 434 persona, e ky numër është më i ulëti në një javë.
Anglia, Skocia dhe Uellsi raportuan këtë shifër, duke e çuar numrin total të viktimave në vend në 5368. Në Angli pati 403 viktima, në Skoci dhe Uells nga 31.
Kjo shifër sjell pak shpresë, ndërsa numri i viktimave ka rënë për të dytën ditë radhazi dhe i sotmi ishte më i ulëti që nga 31 marsi, ku u regjistruan 381 viktima.
Ditën e djeshme në ishull pati 621 viktima, ndërsa të shtunën situata ishte edhe më e keqe dhe u regjistruan 708 viktima.



















