Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e COVID-19 në vendin tonë.
Zyrtarisht raportohet se janë 377 persona të infektuar në Shqipëri, ndërsa vetëm 24 orët e fundit u regjistruan 16 raste të reja.
Numri i viktimave në vendin tonë deri më tani është 21.
Njoftimi i Ministrisë
Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: – Tiranë 177 raste – Durrës 38 raste – Lushnje 5 raste – Elbasan 10 raste – Fier 26 raste – Kavajë 8 raste – Rrogozhinë 4 raste – Korçë 16 raste – Vlorë 5 raste – Shkodër 44 raste – Lezhë 14 raste – Berat 2 rast – Has 12 raste – Krujë 5 raste -Tropojë 4 raste – Pukë 4 raste – Mirditë 3 raste.
Siç shihet, kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.



















