Numri i të vdekurve në Spanjë ka kaluar 9000 vetat këtë të mëkurë, me 864 të vdekur në 24 orët e fundit.
Spanja është vendi i dytë më i prekur në Europë dhe në botë, pas Italisë, e cila numëron 105 mijë të infektuar dhe 12.448 të vdekur.
Të infektuarit po vazhdojnë të shtohen edhe në SHBA, ku presidenti Trump i ka bërë thirrje popullit që të përgatitet për dy javë shumë të vështira.
Numri i të infektuarve në SHBA ka arritur 189.633, dhe të vdekurit sapo kaluan 4000.
Në SHBA shpresojnë që kulmi i përhapjes së virusit të arrihet për Pashkë, dhe pastaj të fillojë zbritjen më ngadalë se ç’ka pasur ngjitjen.
Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në 862.234, dhe numri i të vdekur është 42.404.
Për sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, kjo është sfida më e madhe me të cilën është përballur bota që nga Lufta e Dytë botërore.
Në Kinë janë numëruar shumë pak raste të reja, por ekziston frika për një valë të dytë që mund të vijë sidomos nga të huajt që vizitojnë vendin.
Në Gjermani janë kryer shumë teste, dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 71.808, por për fat të mirë, të vdekurit janë mbajtur nën kontroll në 775.
Franca është vendi i tretë më i prekur në botë dhe i katërti më i prekur në Europë.
Shifrat ditën e djeshme kanë qenë sërish shumë të larta, duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 3500, ndërsa të infektuarit janë gati 53 mijë.



















