Kryebashkiaku Bill de Blasio deklaroi se ka 36,221 raste të konfirmuara me koronavirus në New York City.
Numri është rritur shumë ndonëse autoritetet e Bashkisë prej gati një jave po u bëjnë thirrje njujorkezëve që të shmangin testimet dhe nëse kanë shenja thjesht ta trajtojnë veten sikur e kanë virusin. Ata duhet të paraqiten në spital ose të thërrasin ndihmën e shpejtë vetëm nëse janë në gjendje shumë të rëndë. Të gjithë të tjerët të përpiqen fillimisht të shërohen në shtëpitë e tyre.
Deri tani kanë vdekur 790 vetë prej koronavirusit në Qytet, tha de Blasio. 112 vetë më shumë se 25 orë më parë.
Rastet sipas njësive kryesore të Qytetit:
Queens me 11,868
Brooklyn 9,521
The Bronx: 6,830
Manhattan 5,877
Staten Island 2,091
(Fotografi e marre nga nje infermiere ne New York – kamionet-frigorigere qe mbajne te vdekurit nga koronavirusi)



















