Guruja indian Baldev Sing kishte qenë në Itali dhe në Gjermani, ndërsa pas kësaj ka vizituar 15 fshatra në Penjab të Indisë ku jetojnë sekti siki. Pikërisht këtu, ai sëmurët dhe ndërron jetë.
Kjo gjë ka nxitur panik ndër banorët. Kjo sepse guruja 80 vjeçar nuk kishte respektuar karantinën dhe dyshohet se mund të ketë infektuar më shumë se 15 mijë persona, banorë të fshatrave që vizitoi.
Një zyrtar lokal i paidentifikuar ka deklaruar se 15 -20 mijë banorë lokalë janë futur në karantinë menjëherë, pasi ata mund të kenë pasur kontakt me Sing. Së paku 90 vetë kanë pasur kontakt me gurunë që ndërroi jetë. Pritet që të dalin rezultatet e testeve për 200 banorë të fshatrave, që dyshohet se kanë koronavirusin.
Guru dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin prekur me coronavirus dhe nuk kishin respektuar vetëizolimin me t’u kthyer nga Evropa, madje menjëherë kishin filluar t’i vizitojnë të afërmit nëpër fshatra. Rasti ka shokuar autoritetet indiane. India me 1.3 miliardë banorë ka regjistruar 19 viktima nga koronavirusi deri tani.



















