Të njëjtat medie shtojnë se politikani kishte lënë një letër. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke cituar burime të afërta me hetimin, shkruan se 54-vjeçari është shfaqur rregullisht në publik ditët e fundit për të informuar publikun për ndihmën financiare gjatë krizës së koronavirusit, por që kishte shqetësime të dukshme .
GJERMANI– Thomas Schäfer, ministri i financave në Hesse, Gjermani ka kryer vetëvrasje pasi nuk e ka përballuar dot krizën që ka kaluar për shkak të koronavirusit. Mediat vendase shkruajnë se Schäfer, u gjet i vdekur të shtunën në një stacion treni në qytetin Hochheim midis Frankfurtit dhe Mainz. Trupi i ministri, ishte i paidentifikueshëm për shkka të dëmtimeve që kishte marrë.
Të njëjtat medie shtojnë se politikani kishte lënë një letër. E përditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, duke cituar burime të afërta me hetimin, shkruan se 54-vjeçari është shfaqur rregullisht në publik ditët e fundit për të informuar publikun për ndihmën financiare gjatë krizës së koronavirusit, por që kishte shqetësime të dukshme .
Schäfer ishte anëtar i Kristian-Demokratëve (CDU) të Kancelares Angela Merkel. Ai kishte qenë aktiv në politikën shtetërore Hessian për më shumë se dy dekada dhe ishte ministër i financave për gati 10 vjet.
Ai është përmendur në mënyrë të përsëritur si një pasardhës i mundshëm i kryeministrit, njëherazi dhe liderit të CDU për Hessian, Volker Bouffier nëse ai nuk do të garonte në 2023. Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijë.



















