• Latest
  • Trending
  • All

Diplomacia e “pamaskuar” e Vuçiçit në kohë epidemie të COVID-19

29/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Diplomacia e “pamaskuar” e Vuçiçit në kohë epidemie të COVID-19

29/03/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Kosova, Lajme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka shfrytëzuar ndarjet e brendshme të BE për të fyer bllokun dhe për të legjitimuar politikat e tij, si dhe miqësinë e tij me partnerë autoritarë.
Ndërsa pothuajse çdo aspekt i jetës evropiane aktualisht mbahet peng nga koronavirusi, pasiguria bëhet edhe më e madhe. Sidoqoftë, duket se Kina po del nga kriza dhe se Evropa mund të dështojë në provë. Në këtë skenar në zhvillim, Bashkimi Evropian nuk do të arrijë t’i përmbushë pritshmëritë e qytetarëve të tij, duke u kthyer në një rrëmujë që lehtë mund të rrëshqasë në parëndësi.

Serbia është një vend në të cilin shfaqen dështimet e pretenduara të Evropës. Shteti i Ballkanit Perëndimor, së bashku me Malin e Zi, është një kandidat për anëtarësim në BE. Më 15 mars, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shfaq në titujt kryesorë të mediave duke fyer BE dhe duke i thurur lavde Kinës për ndihmën e saj mjekësore, duke e quajtur Presidentin Kinez Xi Jinping një mik të vërtetë dhe një vëlla të popullit serb. Në një shfaqje shumë cinike, Vuçiç e quajti solidaritetin evropian një përrallë dhe akuzoi bllokun për hipokrizi.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

BE, sipas Vuçiçit, nuk ishte e gatshme të shesë ose të sigurojë mallrat e nevojshme për të përballuar urgjencën mjekësore: “Këta janë të njëjtët njerëz që na kanë kërkuar të rregullojmë procedurat e prokurimeve për të përjashtuar kinezët, në mënyrë që kompanitë e BE-së të marrin paratë serbe. Tani paratë tona nuk janë nuk u mjaftojnë më”.

Mediat shtetërore kineze shfytëzuan rastin dhe e transmetuan videon në kanalet e lajmeve në Kinë. Ata u përpoqën të provonin se Pekini ka të drejtë: Evropa është e dobët, Partia Komuniste Kineze e fortë; demokracia është e brishtë – autoritarizmi është efektiv. Vuçiç nxori foto krah për krah me ambasadorin kinez, kur pakot e furnizimeve mjekësore dhe gjashtë mjekë arritën në aeroportin e Beogradit.

Shumë komentues e kanë përdorur çështjen serbe për të ilustruar suksesin e Kinës për të fituar mendjet e evropianëve në një kohë nevoje. Por nuk është aq e thjeshtë. Për të kuptuar dinamikën themelore të trekëndëshit BE-Serbi-Kinë, duhet të shkoni përtej asaj që duket qartë dhe të vendosni deklaratat e Vuçiçit në një kontekst më të gjerë: Serbia është një vend kandidat për anëtarësim në BE që, vitet e fundit, ka dëshmuar rënie të demokracisë në vend, kapjes së shtetit, dhe shtypje të mediave dhe fjalës së lirë. Dhe Kinës i ka pëlqyer ky fakt.
Serbia ka marrë shumën më të lartë të huave dhe investimeve kineze mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – dhe është vendi i katërt më i madh në Evropë për sa i takon investimeve të huaja direkte kineze. Projektet kineze në Serbi përfshijnë hua për autostradat dhe hekurudhat (të ndërtuara kryesisht nga kontraktorët kinezë); kredi për një termocentral; blerje e një kompleksi minierash bakri në Bor; ndihma për një fabrikë të falimentuar të çelikut; investime në fabrikën e gomave të makinave; dhe kontratat me Huawei për krijimin e një rrjeti 5G.

Serbia tashmë ka hapur 18 kapituj në negociatat e saj të anëtarësimit, qëllimi i të cilave është të përafrojë legjislacionin e brendshëm me rregulloren e BE-së. Angazhimi me Kinën nuk ka qenë i dobishëm në këtë drejtim: Projektet kineze të infrastrukturës nuk kanë përmbushur standardet e prokurimit, përfshirë ato të tenderave konkurrues. Që kur fabrikat në Smederevo dhe Bor janë marrë nga kinezët, ndotja në Serbi është rritur. Si rezultat, standardet mjedisore kanë tejkaluar kriteret e BE-së. Kontrata e Huawei për shtrirjen e rrjetit 5G dhe vendosjen e kamerave mund të bjerë në kundërshtim me ligjin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave në BE, si dhe një perspektivë për cenim e sigurisë kombëtare.

BE ka marrë parasysh këto zhvillime, por nuk e ka bërë Serbinë përgjegjësise. Të nxitur nga Franca, vendet anëtare dhe Komisioni Evropian tani kërkojnë zbatim më të rreptë të kushteve të BE-së dhe procedurave të monitorimit në Ballkanin Perëndimor. Por, në vend që të ballafaqohej me pasoja thelbësore për shkeljet të rregullave, presidenti serb ka shfrytëzuar ndarjet e brendshme të BE-së mbi zgjerimin për të hedhur fyerje në bllok dhe për të legjitimuar politikat e tij, si dhe miqësinë e tij me partnerë autoritarë si Kina, Rusia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kriza i ka dhënë atij një mundësi të përsosur për të përshkallëzuar sulmet e tij verbale ndaj BE-së, vendet anëtare të së cilës janë zhytur në menaxhimin e urgjencave të tyre shëndetësore kombëtare – ndërsa Kina duket se po kalon krizën e COVID-19.

BE-ja duhet të tregojë solidaritet më të madh midis vendeve të anëtare dhe me fqinjët e saj më të afërt. BE e ka përfshirë Serbinë në stokun e saj për ta ndihmuar me pajisje mjekësore, që hyri në fuqi më 20 mars. Serbia do të gëzojë të njëjtat të drejta si vendet anëtare të BE-së në këtë kontekst. Komisioni Evropian gjithashtu ka njoftuar një paketë tjetër ndihmme me 93 milionë €, ku 15 milionë € do të shkojnë për pajisje mjekësore dhe 78 milionë € për rimëkëmbje ekonomike. Pa ndihmën e BE-së, sistemi shëndetësor i Serbisë nuk do të ishte në gjendje ta përballonte shpërthimin e koronavirusit. Ndihma evropiane mund të jetë pak më e ngadaltë se ajo e Kinës, pasi duhet të kalojë nëpër më shumë procedura burokratike, por është e qëndrueshme.

Këto janë ditët e para të një krize që duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë.
Përpjekjet kineze dhe serbe për të mbizotëruar mbi krizën – me qëllim të dëmtimin e Bashkimit mund të zmbrapsen. Ndihma e BE-së mund të vijë me më pak pompozitet, por do të zgjasë. Përhapja e tanishme e publicitetit ka të ngjarë të prodhojë pak përfitime të qëndrueshme për Serbinë, të cilat mund të duken më të varfra pasi të vijnë kreditë e Kinës.

Pa ndihmën e BE, sistemi shëndetësor i Serbisë nuk do të ishte në gjendje ta përballonte shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.
Serbia është e lumtur duke pasur aleatë në të dy kahet sepse askush nuk po e bën atë të zgjedhë. Ajo duhet të mbajë përgjegjësi. Sa i përket Kinës, ajo ka një mundësi të madhe për të zgjeruar ndikimin e saj, pasi duket se po del nga kriza më herët se vendet e tjera dhe mund të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Evropës me politika të përgjegjshme. Në rastin më të mirë, këto politika mund t’i sigurojnë Kinës një akses më të madh në tregun e kompanive evropiane, duke u dhënë fund praktikave të saj për çrregullimin e tregut (siç është ofrimi i subvencioneve masive për kompanitë e favorizuara) – por, për momentin, kjo duket e pamundur. Dhe nëse përceptimi se Pekini do përfitojë nga Evropa në një kohë krize ekonomike, çdo moment pozitiv që ajo fitoi në një ofensivë të hershme mund të kthehej shumë shpejt kundër tij. Pasojat e urgjencës së kujdesit shëndetësor do të jenë të gjitha për mbijetesën ekonomike.

Marrëdhënia më e rëndësishme e Serbisë do të jetë ajo me Evropën – dhe asnjë lloj propagande nuk do ta ndryshojë atë.

Previous Post

Shqiptarët e bllokuar nga Covid 19/ Jo vetëm në Evropë, por edhe në Eritrea dhe Timorin Lindor

Next Post

Sqarimi i fundit/ Rama: Jemi në luftë, nuk do kthejmë shqiptarë në masë…!

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

Sqarimi i fundit/ Rama: Jemi në luftë, nuk do kthejmë shqiptarë në masë…!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.