• Latest
  • Trending
  • All

Jolanda Osmalliu Koçi shkencëtarja e parë shqiptare në fushën e epidemiologjisë

26/03/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jolanda Osmalliu Koçi shkencëtarja e parë shqiptare në fushën e epidemiologjisë

26/03/2020
in Aktualitet

Nga Kastriot Kotoni

Kujtesa për figura të shquara të mjekësisë shqiptare është materializuar në librat aq të çmueshëm të Profesor Flamur Tartarit. Me Profesor Flamurin ishim miq të kahershëm deri ditën që ai u nda nga jeta. Diskutimet për çdo problem të mjekësisë shqiptare ishin si të thuash edhe A-ja dhe Zh-ja e komunikimeve tona. Ai, po aq pasionant pas punës në spital dhe në katedrën e urologjisë, ishte edhe për të shkruajtur një libër të ri me tema nga më të ndryshmet, por veçanërisht në bërjen e monografive për figura të shquara të mjekësisë shqiptare, ku ai ishte i jashtëzakonshëm për kërkimin dhe pasurimin me material arkivor dhe plotësues për çdo figurë. Kur e debatonim buxhetin për shendetësinë apo nivelin e pagave për mjekësinë, ai debat ngelej gati për ditë të tëra thembra e Akilit, sepse ai këmbgulte në vlerat e meritokracisë dhe hirarkisë së profesionistëve dhe stimulimin e punës shkencore dhe specializimeve të vazhdueshme të gjithë sistemit shëndetësor. Debati me argumentat e tij shkencore ishin një shkollë më vete duke më servirur shembuj të jashtëzakonshëm të mjekëve shqiptarë që nga emra si N. Suma, J. Panteqi, R. Frashëri, J. Basho, P. Roci, Sh. Ndroqi, M. Drrasa, Y. Vebiu, F. Hoxha, K. Glozheni, S. Polena, F. Shiroka, Sh. Karaulli, P. Boga, I. Gjylbegu, K. Kërçiku, P. Çina, F. Paparisto, S. Bekteshi, I. Tartari, J. Theodhosi, H. Sulçebeg, M. Agolli, P. Gaçe, K. Mojsiu, J. Koçi, Z. Floqi, A. Safa, B. Preza, P. Kokalari, V. Grillo, Sh.Basha, T. Karagjozi, LL. Ziçishti, B. Elezi, B. Zyma, S. Imami, etj. Jolanda Osmalliu Koçi ishte shkencëtarja e parë e shkollës shqiptare të mjekësisë, – më thosh ndër të tjera, – Profesor F. Tartari dhe i vinte shumë keq që për meritat e saj shkencore asaj nuk ia dhanë edhe pas vdekjes një gradë më të lartë shkencore edhe pse iu propozua nga Këshilli i Lartë Shkencor pranë Kryeministrisë, por diku kjo punë ngeci si çdo fenomen i kohës në vitin 1996.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Jolanda Onsmalliu Koçi në 5 maj të këtij viti do të ketë 80 vjetorin e lindjes dhe u kujtojmë autoriteteve shtetërore që atë motivacion të harruar në sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë, qysh nga koha kur ministër ishte z. M. Cikuli, ta miratojë titullin e Profesorit në shkencën e Epidemiologjisë. Jolanda Koçi duhet kujtuar për shumë arsye, por në këto ditë të kësaj Pandemie Botërore, ajo po të ishte gjallë, do kishim ndoshta përgjigjen e shumë enigmave në nivel botëror dhe pse jo edhe një ndër shkencëtaret e cila me autoritetin e saj shkencor do ishte në krah të atyre shkencëtarëve që do të shpikin antivirusin e Koronavirusit. Jolanda i ngjiti shkallët e karrierës mbas studimeve në shkollën e mesme mjekësore të cilën e mbaron me nota të shkëlqyera në vitin 1955. Me mbarimin e fakultetit të mjekësisë me rezultate shumë të larta në vitin 1960, ajo fillon punën si mjeke në Laboratorin Qendror Baktereologjik dhe më pas Instituti i Higjenës dhe i Epidemiologjisë. Në Institut punoi në sektorin e prodhimit të vaksinave në repartin e anatoksinës difterike dhe tetanike. Rritjen e saj profesionale e filloj qysh nga mjeke e thjeshtë, shefe reparti, shefe e sektorit të prodhimit të vaksinave e deri në zëvendësdrejtoreshë e Instutit Kërkimor të Higjenës dhe Epidemiologjisë nga vitet (1989-1994), plot 24 vjet pa ndërprerje dhe vetëm gjashtë muaj para se të ndahej nga jeta më 30 Maj të vitit 1994 ajo luftoi me vdekjen me një sëmundje shumë të rëndë. Në vitin 1971 pas një specializimi tre mujor në Bukuresht të Rumanisë, ajo bëri bashkimin e dy vaksinave asaj të anatoksinës difterike me atë tetanike native, që deri në atë kohë ishin veçmas, por bashkoi edhe vaksinën kundër Pertusit(kollës së mirë) duke prodhuar në vendin tonë të famshmen Trivaksinë diftero-tetano-pertusike(DTP) e njohur dhe e përdorshme në të gjithë botën, në mbrojtje nga tre sëmundje infektive shumë të rrezikshme, me një injeksion dhe me më pak ndërlikime apo efekte anësore. Jolanda këtë trevaksinë e kontrollonte me standartet botërore dhe vaksina qëndronte përkrah tyre plotësisht. Ajo bëri vaksinimin e të gjithë fëmijëve dhe nuk pati asnjë të vdekur (për afro 10 vjet prej tetanozit), por për hërë të parë u vaksinuan gratë shtatëzana në tremujorin e tretë të barrës dhe si pasojë u mënjanua plotësisht rreziku dhe infektimi në lindje i fëmijëve nga sëmundja vdekjeprurëse e tetanozit. Jolanda Onsmalliu Koçi është e para grua shqiptare, në fushën e mjekësisë profilaktike, që merr pjesë në mbledhje e forume botërore dhe evroppiane, duke iu imponuar kolegëve të saj dhe nderuar punën e Institutit dhe të sajën në fushën e profilaksisë dhe të prodhimit të vaksinave në vendin tonë. Jolanda bëri studimin e plotë të epidemiologjisë së tetanozit në vendin tonë qysh nga viti 1949 deri në vitin 1977, duke kontrolluar rastet një për një format e sëmundjes, shkatarin dhe mjekimin e bërë si dhe përfundimin. Kulmin e kërkimeve të saj për tetanozin ajo e dha në punimin shkencor për të marrë gradën e kandidates së shkencave mjekësore në mesin e vitit 1977 me titullin “Tetanozi”; Aspekte epidemiologjike, imunologjike dhe profilaktike. Me miratimin e Këshillit të Lartë të Atestimit pranë Ministrisë së Arsimit Vendimin nr. 28, datë 27.12.1979 dhe Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 99, datë 28.12.1979, Jolanda merr gradën kandidate e shkencave si e para mjeke në shërbimin infeksionist epidemiologjik dhe higjenës (sektorin e profilaksisë) në vendin tonë. Jolanda bëri shumë studime dhe shumë prej tyre u botuan në revistat si “Buletini i Shkencave Mjekësore” si dhe në “Buletinin e Shkencave Ushtarake” apo në “Buletinin e Institutit të Higjenës”. Disa probleme të difterisë dhe tetanozit në vendin tonë dhe efektin e vaksinave pas vaksinimit janë botuar edhe në revista të huaja si në Rumani, Itali, në buletinin e OMS-it. Po ashtu Jolanda ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në mbledhjet e Byrosë Evropiane të Higjenës dhe Epidemiologjisë, të cilat u zhvilluan tre herë në Itali dhe një herë në Stamboll(Turqi), qysh nga viti 1988-1992. Jolanda u nda nga jeta pikërisht në atë kohë kur do të gëzonte plotësisht frytet e punës dhe jetës së saj: do të shihte të realizuara plotësisht ëndrrat e saja të thurura për punën, shkencën, përparimin e Institutit ku ajo punoi tërë jetën dhe e deshi aq shumë. Jolanda e mira e të mirave u nda nga familja e saj dhe të afërmit, shoqet e shokët dhe nga të gjithë ata që e njohën dhe e deshën, për të mbetur gjithmonë në zemrat e tyre./dritare.net

Previous Post

Coronavirusi dhe jetimët e mëdhenj

Next Post

CoVid-19/ Zgjerohet harta deri në Tropojë, arrin në 174 numri i të infektuarve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

CoVid-19/ Zgjerohet harta deri në Tropojë, arrin në 174 numri i të infektuarve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.