Greqia ka marrë të gjitha masat në kufirin me Turqinë që të mos lejojë emigrantët nga Siria dhe shtetet e tjera që të futen nën territorin e saj. Synimi i këtyre të fundit është të shkojnë në shtetet e Evropës Perëndimore.
Në Greqi autoritetet ndërkohë ajnë angazhuar maksimalisht që të shmangin përhapjen e koronavirusit. Por nëse në vend lihen me mijëra emigrantë, kjo do të jetë shumë e vështirë. Rreziku i infektimit është më i madh dhe po ashtu frika se ata mund ta përçojnë koronavirusin në shtetet e tjera ku kalojnë.
Zyra e Guvernatorit të provincës Edirne të Turqisë, njoftoi se që nga dita kur filloi lëvizja e refugjatëve në Greqi kanë kaluar 147.132 refugjatë, raporton Anadolu Agency.
Në njoftim u rikujtua se 126.827 emigrantë të parregullt që vitin e kaluar janë kapur në Edirne, të cilët janë dërguar në qendrat e ridërgimit.
“Që nga 27 shkurti deri më sot gjithsej 147.132 emigrantë të parregullt kanë kaluar në Greqi, kalimet vazhdojnë”, thuhet në njoftim.
– Humbën jetën 3 refugjatë
Në njoftim gjithashtu është bërë e ditur edhe intervenimi i ashpër i Greqisë ndaj refugjatëve.
Si pasojë e intervenimeve të bëra nga forcat e sigurisë greke të kufirit me gaz lotsjellës, bomba me gaz, plumba të vërtetë dhe plastike kanë humbur jetën 3 refugjatë.
“Si pasojë e intervenimit të Greqisë kanë humbur jetën 3 emigrantë, ndërsa janë plagosur 214 të tjerë”, thuhet nga zyra e Guvernatorit.
Ndërkohë, shumë refugjatë të cilët erdhën në Edirne nga qytetet e ndryshme të Turqisë, kryesisht nga Stambolli, janë duke pritur në zonën tampon të kufirit turko-grek dhe përreth për të kaluar në Evropë.



















