Numri i viktimave në Itali për shkak të koronavirusit ka shkuar në 2158 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve aktualisht është 23073.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 349 persona, por trendi i të infektuarve është në rënie.
Krahasuar me dje, numri i të infektuarve ka shkuar në 3233, me një rritje me 13.1%. Ndërkohë nga koronavirusi janë shëruar në Itali 2749 persona, 414 krahasuar me dje. Sipas “Corriere Della Sera”, në terapi intensive janë 1851 persona.



















