Në Kosovë janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në total 15.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga data 8 shkurt deri më 16 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 263 mostra të dyshimta dhe gjithsej 15 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
MSH njofton se bëhet fjalë për dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë.



















