Supermarketet në Britani kanë vendosur rregulla për produktet që klientët do të blejnë, pasi për shkak të panikut britanikët akne blerë gjithçka, duke bërë që për shumë të tjerë të jetë e vështirë që të blejnë artikujt e nevojshëm.
U vu re se pas daljes së lajmeve për shtimin e të infektuarve me koronavirus, njerëzit u dyndën në supermarkete, dhe morën me vete sasi të mëdha, qumështi të pasterizuar, letër higjienike dhe makarona.
Drejtuesit e supermkarkete kanë vendosur që të ketë një limit deri në 5 produkte për t’u blerë nga britanikët
Situata në ishull vazhdon që të përkeqësohet, ku deri më tani janë infektuar 1 mijë veta dhe kanë humbur jetën 21 persona.



















