Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga 16 marsi të anulojë të gjitha fluturimet, të mbyllë baret dhe restorantet dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
Në mbledhjen e sotme pasi u konfirmua se dy persona janë prekur nga koronavirusi, qeveria Kurti mori një sërë masash.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë. U mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve. Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalet transporti urban”, tha kryeministri Albin Kurti, që shtoi se do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe do të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.
Ndërkohë që farmacitë dhe supermarketet nuk do të mbyllen.



















